“BE në Tiranë heshtni se boll dëmtuat!!!”
Ky është reagimi i kreut të grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, pas reagimit të delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, lidhur me ligjin e Magjistraturës, që dështoi të miratohej në seancën plenare të së hënës.
Në një shënim në rrjetet sociale Vasili shprehet: “Per Reformen e shkaterruar ne drejtesi ne i themi ja ujku,ndersa BE ne Tirane na tregon gjurmet.
Sistemit te drejtesise ne Shqiperi i kane prere koken, ndersa BE ne Tirane na tregon thonjte e kembes.
Shqiperia s’ka Gjykate Kushtetuese dhe te Larte dhe sistemi drejtesise eshte kapur nga rilindja, ndersa keta te BE ne Tirane na flasin per manikyrin e thonjve.
Shqiperine e mbyten parate e pista, krimi i organizuar dhe trafiku i droges keta e kane mendjen te vila “interesante” ne Rolling Hills.
BE ne Tirane pushoni, jeni shnderruar thjesht ne Fake Europa, Europa e vertete nuk eshte si ju”.
Reagimi i delegacionit të BE-së
“BE-ja i bën thirrje partive politike të tejkalojnë bllokimet dhe të amendojnë Ligjin, ose në një seancë të jashtëzakonshme, ose me përparësi kur Kuvendi të mblidhet përsëri në shtator”, thuhet në një reagim të Delegacionit të BE në Shqipëri më herët gjatë kësaj të mërkure, lidhur me ligjin e Magjistraturës.
Ligj që sipas mazhorancës do të gjithë ngërçin që është krijuar në Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Lartë, ndërsa për opozitën është i pamjaftueshëm.