Një valë i nxehti ka goditur provincën kanadeze të Quebec, duke shkaktuar gjatë javës së fundit vdekjen e 54 personave, nga mosha 50 deri në 85 vjeç.
Që nga e premtja e kaluar, në këtë zonë temperaturat kanë shkuar mbi 36 gradë, me një lagështi të madhe dhe me prani të shtuar smogu.
Viktimat, siç raportojnë autoritetet shëndetësore, janë në pjesën më të madhe persona të moshuar, të cilët jetonin në banesa ku temperaturat i kanë kaluar 36 gradët.
Disa ditë më parë në Montreal arritën 34 gradë, por për shkak të lagështisë në ajër, ato u ndjenë si 45 gradë.