Nga Kastriot Dervishi
Një ndër mënyrat më të trasha të manipulimit të historisë gjatë periudhës së komunizmit ishte ajo e paraqitjes së fotove duke hequr në to persona të padëshiruar.
Në atë kohë nuk kishte programe të posaçme kompjuterike siç ka në ditët tona, por përdorej teknika e thjeshtë e prerjes me gërshërë, montimit dhe rifotografimit. Duhej patjetër që udhëheqësi të ishte me “burra të mirë” të momentit, e jo me persona që partia i kishte shpallur “tradhtarë”, apo nuk i dëshironte.
Duke qenë një metodë thellësisht artizanale, shpeshherë harrohej spastrimi tërësor e fotografisë. Tek-tuk mund të ngeleshin këmbë, duar, etj. Një teknikë tjetër ishte edhe përmendja e kufizuar e emrave me kontribute në historinë e Shqipërisë, në mënyrë që veshi i njeriut të mos mësohej fare me to. Fillojmë me foton e parë.
Është e vitit 1929. Në liceun e Gjirokastrës Enver Hoxha është gjetur në këtë foto me pedagogë dhe ndonjë nxënës të liceut. Majtas është fotoja origjinale e paraqitur nga Hamit Kokalari dhe djathtas është fotoja e paraqitur në një nga albumet e E.Hoxhës. Fotoja nga 13 persona ka përfunduar në 9 të tillë. Dy të rreshtit të Enverit kanë cofur. Po ashtu edhe një tjetër më poshtë./http://55news.al