Kunder Teatrit dhe jo ne Teater; ne parlament ne nje salle ku era e rende e injorances kuterbon dhe jo ne Skenen e Teatrit; nga 75 obskurantiste, shpirtshitur e inkuizitore dhe jo nga te vertete aktore, u luajt Makbethi qeveritar, grabitqar, syshqyer, zgerdhites.
Sipari ra ne skenen e rreme parlament por ne duart e tyre gjaku kullon e kullon….. ne duar, ne mendje, ne ndergjegje.
Do te doje nje dite, nje mesdite, nje muzg, nje nate te thelle Makbethi kryeqeveritar qe t’i laje duart.
Por do te vuaje pa fund sepse sa me shume t’ i laje aq me shume ato burojne gjak.
Do perpiqet t’i fshije pas rrobave, pas karriges, pas shpines se sejmeneve shpineperkulur, por më kot, ato perseri burojne e burojne gjak.
Nga ankthi,nga gjumi qe e ka braktisur, nga gerryerja pa sherim e ndergjegjes, nga buçima nder veshe e mallkimeve qe vijne nga fundi i shpirtit, nga urrejtja qe vjen nga syte me lot….Ai nuk do te çlirohet kurre.
Vetveten nga fantazma e vetes nuk do te mund ta ndaje kurre.
Ç’fund i tmerrshem e i frikshem…..