Pamjet e rënda të zjarreve kanë përlotur gazetaren e televizionit grek Alpha, Vicky Hadzhi.
Ajo ka qenë në transmetim live, teksa nuk i ka mbajtur dot lotët dhe ka nisur të qajë, ndërsa në ekran shfaqeshin pamjet e qytetarëve që përpiqeshin t’u shpëtonin flakëve.
Pamjet tregojnë përpjekjen e disa personave për të hipur në një anije, me qëllim shpëtimin nga zjarri.
Teksa Vicky u përlot dhe nuk nxirrte dot asnjë fjalë nga goja, gazetari tjetër, Petros Kasiotis, tha:
Ne jemi redaktorë, jemi gazetare dhe i shohim gjërat në mënyrë të paanshme. Ka shumë dhimbje përpara dhe gjithçka është e justifikuar. Vicky është një vajzë që dëshiron të mirën e të gjithëve”.
360grade.al