Përktheu: Elona Caslli
Turmat do të jenë gjithmonë në nivel nën mesatar. Mosha madhore do të ulet, barriera e seksit do të bjerë dhe demokracia do të mbërrijë në gjendje absurdi duke e lënë vendimmarjen në dorë të të paaftëve.
Do të ndëshkohet për parimin e saj abstrakt mbi barazinë, që nuk e detyron injoratin të arsimohet, që nuk e detyron mashtruesin të gjykohet, që nuk e detyron fëmijën të rritet dhe maskarain të ndreqet.
E drejta publike që ngrihet mbi barazinë do të thërrmohet nga pasojat e saj, sepse nuk njeh pabarazinë e vlerave, të meritave, të përvojës, me pak fjalë; mundin individual.
Kjo e drejtë do të kulmojë me triumfin e jashtëqitjeve dhe të rrafshimit.