Rama, May, Merkel dhe Erdogan
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Londër, aty ku prej ditës së djeshme, janë mbledhur liderët e Ballkanit Perëndimor, dhe vendeve të BE-së për të diskutuar për integrimin dhe çështje të tjera.
Në një video të shpërndarë nga vetë Rama në Facebook, duket kryeministri shqiptar dhe liderët e tjerë evropianë duke ndjekur super sfidën Kroaci-Angli.
“Minutat e fundit”, shkruan Rama.
Në momentin që ka humbur Anglia, Rama ka ngushëlluar kryeministren britanike duke i vendosur dorën në shpatull dhe duke lëshuar dhe një batutë që ka shkaktuar të qeshura: “Kupa e Botës po vjen në Ballkanin Perëndimor. Të paktën bëre diçka për Ballkanin Perëndimor”– ka thënë Rama duke qeshur.
Pak minuta më vonë kryeministri Rama ka postuar një fotografi më presidenten kroate duke e cilësuar atë “Foton e ditës” në nder të fitores së Kroacisë në gjysmë finalen e Kupës së Botës.
l.h/ dita