Shkrimtari i shquar Visar Zhiti, diplomat i Shqipërisë në Uashington, kujton takimin me Sekretarin amerikan të Shtetit Michael R. Pomepo, para pak ditësh, në festimet e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.
Visar Zhiti e përshkruan kështu takimin dhe foton me z. Pompeo:
“Në një taracë afër qiellit, kur do të shkrepëtinin fishekzjarret e Pavarësisë… dhe më pas ato të kujtesës… Nëpërmend rastin e takimit me Sekretarin e Shtetit, Michael R. Pompeo, thjeshtë dhe përzemërsisht… Koha bën njerëz, njerëzit bëjnë kohë, mendova… Shkrepëtimat e shkëlqimeve jashtë shuhen, mbeten ato që janë brenda vetes, prej virtyteve dhe punës, ato të dritës sē mirësisë njerëzore…
V. Zhiti”