-Cdo beteje e humbur eshte nje mesim i madh drejt fitores. Prandaj athere kur mendon se ke humbur ke kuptuar menyren sesi fitohet ose sesi te mos humbasesh me.
-Njeriun nuk e thyejne armiqte e shumte, te cilet ne thelb e forcojne. Njeriun e thyejne miqte e paket, te cilet ne thelb e dobesojne.
-Kujdesi dhe frika na bejne te jemi vigjilente. Por ndersa kujdesi tregon karakterin e forte, frika tregon karakterin e dobet.
-Respekti dhe miresjellja jane fuqi karakteri. Nenshtrimi dhe servilizmi jane dobesi karakteri. Njerezit qe i ngaterrojne keto dy ane te kunderta te karakterit nuk i dallojne miqte nga armiqte.
-Kalimi nga armiqesia tek miqesia realizohet nepermjet pranimit te te vertetave. Te vertetat krijojne ndjenjen e respektit. Respekti eshte vlera qe ngrihet midis armiqesise dhe miqesise.
-Krizat jane nje dukuri universale dhe te perhershme. Fuqia njerezore ka te beje me aftesine e parashikimit, parandalimit dhe zgjidhjes paqesore te tyre.
-Biseda, dialogu dhe negociatat deshmojne nivelin e qyteterimit te individeve, grupeve, komuniteteve dhe popujve. Dhuna deshmon nivelin e primitivizmit.
-Diplomacia perpara se te jete profesion eshte mision. Mision i paqes ne kohe lufte dhe mision prosperitetit ne kohe paqeje.
-Diplomati, juristi dhe politikani jane tre hallka te nje procesi. Diplomati negocion. Juristi drafton tekstin. Politikani vendos.
-Cdo shoqeri krijon me kohe modelet e veta qe i prijne zhvillimit. Por me kohe edhe modelet me te arrira c’vleresohen. Modeli qe sot eshte i kohes, neser eshte jashte kohe. Kesaj dukurie nuk i shpetojne as lideret.
-Varferia ne thelb nuk eshte turp, pra nuk eshte imoralitet. Por, varferia nuk eshte as krenari, pra vlere per t’u mburrur. Si e tille varferia nuk perben as vlere morale.
-Pasuria ne thelb nuk eshte virtyt, pra vlere per t’u mburrur. Por, pasuria nuk eshte as ves, pra dicka per t’u turperuar. Si e tille pasuria nuk eshte as virtyt per t’u lartesuar dhe as ves per t’u nencmuar. Pasuria eshte nje mundesi qe varet se kush e zoteron dhe perse e perdore.
-Dijetar nuk quhet ai qe ka volum te madh dijesh ne koken e tij, por ai qe din te perdore dijet e veta ne kohen, vendin dhe menyren e duhur.
-Menyra me e vyer per te vleresuar veten dhe kohen eshte leximi, sepse nga leximi kurre nuk humbet.
-Thuhet se ne boten tone gjithcka eshte para. Por kapitali i vertete dhe i patundur eshte dituria qe kemi ne koke.
-Cdo vlere materiale e monetare vleresohet e c’vleresohet, vetem dituria ne koken e njeriut mbetet e qendrueshme.
-Njerezit qe flasin shume nuk kane kohe te mendojne. Njerezit qe mendojne shume nuk kane kohe te flasin. Prandaj te paret flasin kur duhet te heshtin, ndersa te dytet heshtin kur duhet te flasin.
-Popujt e vendet e vegjel kane nevoje per lidere te medhenj qe te kompensojne ate qe objektivisht u mungon.
-Arroganca eshte ne thelb shprehje e kompleksitetit te karakterit te njeriut qe me se shumti rrenon marredheniet njerezore. Arrogantet kercenohen nga veteizolimi. Me kohe arrogantet i mbyt vetmia. Arrogantet nuk i thyejne armiqte, por i shkaterron mungesa e miqve. Vetmia behet armiku fatal i arroganteve.
-Lideret qe nuk hyjne dot ne histori me vepra te medha, tentojne te hyjne ne gjeografi vepra te vogla.
-Popujt e vendet e vogla nuk i rrezikon aq prezenca dhe monitorimi nderkombetar, por izolimi dhe harresa prej tyre.
-Nje qeveri quhet e mbaruar kur e humbet moralitetin e qeverisjes.
-Nje lider qe nuk eshte atraktiv me idete e tij thelbesore deshiron te behet i tille me performancen e jashtme siperfaqesore.
-Ne punet dhe jeten publike paraqitja e jashtme nuk behet nisur nga shijet dhe kenaqesite personale, por nga etika, respekti dhe marredheniet publike.