Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar një super skandal, daljen e një audio-përgjimi sot që implikonte qeverinë në një aferë të dyshimtë ku kërcënohej një gjyqtar i Strasburgut për çështjen e pronarëve shqiptarë.
Në një status në “Facebook”, Berisha shkruan se ky është një akt kriminal mafioz që tregon se mafia qeveritare shqiptare përbën rrezik për institucionet europiane të drejtësisë. Ai ka edhe një paralajmërim për kryeministrin Edi Rama.
STATUSI I BERISHËS
Super Skandal!
Kryekumbar Noriega dhe sekretari i përgjithshëm i mafies shtetërore shqiptare, don Agaçio kërcënojnë gjykatësin në tempullin e drejtësisë të Evropës, Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.
Të dashur miq, kryekumbar Noriega me sekretarin e përgjithshëm të mafies shtetërore don Agaçio, kërcënojnë haptas në mënyrën më kriminale në tempullin e drejtësisë të Europës, në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut, anëtarin e kësaj gjykate zotin Ledio Bianku.
Ata i kërkojnë gjykatësit të ndikoje tek kryetari i kësaj gjykate për të hedhur poshtë dhe mos shqyrtuar dosjet e dërguara nga pronarët legjitim të pronave të tyre të grabitura nga qeveria.
Ky akt kriminal mafioz i pashembullt dëshmon se mafia qeveritare shqiptare është një rrezik real serioz për institucionet europiane të drejtësisë. Ky akt ndërkombëtarisht i dënueshëm, që rrezikon përjashtimin e Shqipërisë nga Këshilli i Evropës, dëshmon dhe një herë pse dërgohet për katër herë me radhë përfaqësuesi i familjes mafioze Xhafa për t’u zgjedhur anëtar i Gjykatës së Strasburgut.
Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë akt të shëmtuar të Noriegës, mafiozit më të rrezikshëm të Europës, le të paralajmërojmë Edi Ramën se për çdo cenim që mund t’i bëhet gjykatësit në detyrën e tij do marrë përgjigjen që meriton.
Ju lutem ndiqni bisedën e kërcënimit të bërë me porosi të Ramës dhe Don Agacios nga famozi Denar Biba me Gjykatësin Ledio Bjanku. sb