Vijojnë replikat në distancë mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Presidentit të Kosovës Hashim Thaci, i cili ka paralajmëruar se me Serbinë do të diskutohet edhe mbi korrigjimin e kufijve.
Në një intervistë në “RTV Dukagjini”, Berisha i është përgjur akuzave të bëra ndaj nga Presidneti i Kosovës Hashim Thaçi, se ka bërë pazare me Milloshevicin në kohën e luftës, apo ka strehuar Arkanin në Shqipëri.
“Nuk ka mjerim më të madh se të përpiqesh të pastrosh fytyrën me të lanat e kuzhinës së Beogradit, kjo është e vetmja përgjigje që kam”, është shprehur Berisha.
I pyetur nëse “ka pasur plan për vrasjen edhe tuajën edhe të Ibrahim Rugoves”, Berisha u përgjigj:
Preteksti ishte ky, i ndjeri President refuzoi të vendosë kurorë te varri i Enver Hoxhës, dhe natyrisht tregoi menjeherë anësimin drejt forcave demokratike. Dokumenti thotë se ushtarët e gardës donin t’i vrisnin. Pse nuk jemi vrarë ajo është punë tjetër. Po ky është dokumenti.
Pjesë nga Intervista – Berisha i përgjet akuzave të Thaçit
Ermal Panduri: Z. Berisha më lejoni të ju lexoj dicka për këto reagime që vju I bëni ka pasur një reagim nga presidenti Thaqi: “Institucioni I Republikës së Kosovës sot më së paku i duhen këshillat e të dëbuarve me votë massive nga skena politikek, vecanërisht atyre të viteve 92- 97. Tregtonin dhe bënin që me punë të pista të mbijetonte makineria ushtarake dhe policore e kasapit të ballkait Sllobodan Millosheviq. Ata duke mbushur xhepat e tyre u kujdesën me devotshjëri qëme rezervuarët e tankeve dhe autoblinadve të jenë të mbushura plot përkundër faktit se Bashkësia Ndërkombëtare kishte vënë sanksione kundër Millosheviqit. Nuk i duam këshillat e atyre që strehuan Binlladenin vrasësin e civilizimit botëror…..dhe Arkanin vrasësin shqiptarëve të Kosvës. Nuk I duam këshillat e atyre që burgosën komandanin legjendar Adem Jashari si dhe komandantë të shquar si Fehemi Lladrovci, Zahir Pajaziti dhe UCK e etiketuan si terroriste. Këta që sot kundërshtojnë vullnetin e shqipëtarëve të Preshevës, Bujanovcit e Medvegjës përv bashkim me Kosovën janë të njejtë që presidenti Rugova për së gjalli nuk I lejoi ta shkelin tokën e Kosovës. Këshillat e tyre I takojnë kohës së turpit të historisë shqiptare.
Z. Sali Berisha: Nuk merrem absolutisht me çështje personale dhe komente personale por në respekt të qytetarëve të Kosovës unë duhet të shpjegoj sa vijon.
Në vitet 92 – 97’, Shqipëria, në një përballje të fuqishme në arenën diplomatike botërore mposhti Serbinë në mënyrën më përfundimtare, Në këtë kontekst, në jetë mbas viteve 90 dy armiq kam pasur. Njëra ishte Enver Hoxha dhe enveristët sepse atyre ju shemba pushtetin, bashkë me bashkëpunëtorët e mi dhe popullin shqiptar, parajsën që kishin ndërtuar mbi ferrin e shqiptareve, dhe Sllobodan Millosheviqi, I cili e pa veten te humbur në cdo forum ndërkombëtar me dokumenta dhe ligje ndërkombëtare. U përpoq të bëjë gjithçka ndaj meje sikur unë u përpoqa të bëj gjithçka ndaj tij. Kjo është e vërteta. Tani një nga ato përpjekjet e tij ishtn shpifjet dhe shpikjet për Bin Ladenin sepse duhej që Shqipëria, për shkakt të bësimit fetar të racizmit te tyre ndaj myslimanëve, të paraqitej si një strofull…. Në atë kohë kur Millosheviqi I shtronte keto teza Shqipëria ishte, dhe fatmirësisht ka dokumenta, nga vendet që luftonte me suksesin m ëtë madh terrorizmin ndërkombëtar, për këtë te sygjeroj te lexosh Neë York Times e asaj kohe, Herald Tribune, Los Angelos Times etj etj…
Ermal Panduri: Pra Thaqi po shërbehet me të pavërtetat e Millosheviqit.
Sali Berisha: Pra Shqipëria, thonë shërbimet partnere, dha kontribut, duke më cituar dhe mua “kardiologu Berisha” më shumë se cdo vend tjetër ish komunist dhe vendet tjera. Në vitet 2005- 2013 Shqipëria ka pasur disa nga bashkëpunimet më sensitive qoftë në shërbimin informativ të shtetit qoftë me shërbimin e ushtrisë, me shërbimet e partnerëve tanë më të mëdhenj, operacione dhe veprime nga më sensitivet, dhe ështe anëtare e NATO-s. Tani kjo është e vërteta sa i përkket Bin Ladenit të krijuar në Beograd.
Ermal Panduri: I kanë të ndara të gjitha këto. Vetëm Qështja e Embargos me Jugosllavine.
Sali Berisha: Së pari është UCK. Në vitin 1992, kur unë jam bërë president i këtij vendi, në Shqipëri janë stërvitur me dhejtra e qindra luftëtarë të UCK, që të gjithë nën kujdesin dhe ombrellën e Qeverisë së Kosoves, presidentit Ibrahim Rugova dhe kryeminsitrit Bujar Bukoshi, që kishin ministër mbrojte, shef shërbiesh të fshehta. Midis të tjerëve, nga ata që kam takuar, është i dokumentuar, edhe komandanti Adem Jashari në kohë ai nuk ishte një legjendë sic është sot. Pra ata janë armatosur, stërvitur në Shqipëri, gjë e cila përbmënt njëproblem. Së dyti, gjatë gjithë atyre viteve, të gjithë ata që kanë dashur të kryejnë veprime kundër serbëve në Kosovë janë ndihmuar, janë përcjellë gjer në kufi. Një rast i vetëm ka qenë rasti i Zahir Pajazitit, i cili pa njoftuar kërkënd kishte marrë një thes me armë dhe e kapin rojet e kufirit në Has, e ndalojnë, e arrestojnë dhe sa merret vesh pytetet Qeveria e Kosovës dhe autoritetet thonë që të lirohet dhe u çlirua. Ansnjë proces gjyqësor nuk ekziston ndaj asnjë luftëtari të UCK në territorin e Shqipërisë.
Ermal Panduri: Është arrestuar Adem Jashari?
Sali Berisha: Absolutisht jo kurrë, kurrë ndonjëherë. Është ë tëra trillim i atyre që janë arrestuar për motive të tjera.
Ermal Panduri: Është arrestuar Hashim Thaqi?
Sali Berisha: Nuk kam parasysh këtë. Shiko, për një gjë të siguroj, asnjë shqiptar i Kosovës në këtë vend nuk është arrestuar dhe nuk mund të arrestohet për veprimtari të UCK, për veprimtari clirimtare të Kosovës, kjo kurrën e kurrës. Për të tjera, nqs ti shkon në diskotekë ta zëmë, nuk është rasti por po e maar si shembull, dhe bënë grushta e tjera tjera, aty rendi është rend, por për veprimtari politike asnjë kurrë.
Ermal Panduri: Zoti Berisha…
Sali Berisha: Kjo është e kuzhinës së Enver Hoxhes …kjo është një fabrikim i kuzhinës së Enver Hoxhes..
Ermal Panduri: Unë po e kuptoj që nuk dëshironi të lëshoheni në komente, megjithatë në 13.., megjithatë, për korrektësi në 13 gusht të vitit 2009, atëherë kryeministri Thaci I ankohej zevendës ambasadorit amerikan, dokumente të Ëikileaks-it të publikuara, thotë që Berisha po na përzihet në punët tona të brendshme, pengojeni që të mos na përzihet.
Sali Berisha: Po, është e vërtetë që janë, po unë Uikileksin nuk e marr shumë për bazë sepse e vërteta është që ai mblidhte
Ermal Panduri: janë dokumente zyrtare.
Sali Berisha: Tani të them një gjë, unë kam konstatuar që ai ambasadori mblidhte cdo gjë nga gazetat edhe i çonte si lajme të mirëfillta, të jem i sinqertë me ju
Ermal Panduri… nëse i ankohet drejtpërdrejt, se ktu flitet për Uikileaksin, kështu që I ankohet
Sali Berisha: Por në qoftë se është ankuar, absolutisht është ankuar për të mbuluar problemet e tij, sepse Sali Berisha,… Shiko cilido që e njeh Sali Berishën ka një mënyrë dhe vetëm një veprim, i bëj gjërat publike. Unë shprehem publikisht, kjo ështe gjithcka, kurrë nuk bëj mbledhje të fshehta, kurrë nuk bëj tentativa të fshehta, unë gjithcka e kam publike dhe për mua kjo m’ka funksionuar, nuk them prandaj se sa është ankuar në 2009 , mund të jetë ankuar 100 here, ska asnjë vlerë kjo për mua. Se më the që spo t’përgjigjem për embargon.. por ka dokumenta ndërkombëtare që cilido që nuk do të shpifë për Shqipërinë shkon dhe i lexon… Dokumentat ndërkombëtare thonë se 96 % e naftës Serbisë shkon nga Danubi, nga Rumania.
Ermal Panduri: Nga Rumania.
Sali Berisha: nga Rumania dhe nga dikush tjetër, jo Danubi, jo Rumania e kto jo tjerat. Tani cila ishte embargo, embargo ishte ndëshkimi më i madh për Kosovën, se në Serbi nuk vuanin për naftë ata edhe tanket i kishin plot, edhe traktorët i kishin plot. Kosova s’kishte naftë, gjysma e Kosovës, 2/3 e tokave të Kosovës mbeten djerrë, edhe kanë vazhduar të mbeten djerrë edhe disa vite mbas clirimit të saj sepse cmimi i naftës shkoi në stratosferë.
Unë publikisht kundërshtoja embargon por në të vertëtë unë zbatoja embargon, pra në qoftë se thosha nuk jam dakord me embargon e naftës edhe në OKB, unë prapë zbatoja se embargoja ishte ligji ndërkombëtar, dhe cfarë mund të ketë patur? Mund të ketë patur raste pkontrabande, këtë nuk e përjashtoj kurrë sepse cdo shtet mund të ketë …
Ermal Panduri: Keni pasur një takim me Bullatoviqin në vitin 1993 në shtator të vitit 1993..
Sali Berisha: Po
Ermal Panduri: Dhe ka kërkuar lehtësira për…
Sali Berisha: Jo, nuk ka kërkuar, jo ata nuk kanë kërkuar absolutisht domethënë ata erdhën të trembur, të thëm të vertëtën tashti, erdhën më shumë për një fqinjësi të mirë por, tashi mos te hy ne atë s se i kam prit si zot shpie, por ata, jo ata nuk kërkuan naftë.
Ermal Panduri: Nuk kërkuan naftë?
Sali Berisha: Jo nuk kërkuan naftë… absolutisht, asnjëherë, është Milo gjallë tani, se sdi ku është Bullatoviqi, nuk kanë kërkuar, kanë ardhur me Milon, kanë qenë te dy bashkë, por s’kanë kërkuar naftë.. dhe nuk kanë kërkuar. kemi kapur një tanker që e fusnin në liqenin e Shkodrës, ia kemi shkatërruar kontrabadistëve dhe kjo është e gjithë legjenda. Ato janë në OKB, në qoftë se Shqipëria shkelte embargon, në mënyrë të vullnetshme, Shqipëria vendosej nën sanksione, por Shqipëria ka luftuar me eficëncë kundër kontrabandës dhe respektimin e embargos, kontrabandën zero nuk e ka asnjë vend i botës.
Ermal Panduri: A keni dështu me kontrollu pra edhe ato tanket që kanë hy.. a
Sali Berisha: Tanket… Jo i kapëm ne,
Ermal Panduri: I kapët?
Sali Berisha: I kapëm ne, se cfarë të bënë këta? Ngaqë se kalonin dot në pikat e doganave, kishin ndertuar tanker të mëdhenj edhe i kalonin nën ujë, i tërhiqnin me gomone.. I kapëm, nuk kishim ne mjete siluruese apo mjete ushtarake në liqenin e Shkodrës, por gjetëm mundësi i kapëm dhe i asgjesuam.
Ermal Panduri: A keni zhvilluar takim në Shkodër me Arkanin në vitin 1992?
Sali Berisha: S’kam zhvilluar kurrë takim me asnjë serb, asnejherë, përvec takimeve ndërkombëtare. Kjo është e verteta.
Ermal Panduri: A është treguar Arkani gjatë kohës…
Sali Berisha: Ky është vetëm një trillim i kuzhinës së shërbimeve të fshehta serbo- shqiptare qe bashkëpunojnë bashkë. Arkani të strehohej, po pse të strehohej Arkani, Arkani vriste e priste në Kosovë, pse, si do strehohej Arkani?
Ermal Panduri: Te komenti Thaçit thuhet qe është strehuar edhe Arkani..
Sali Berisha: Tani zotëri, do flas e do e mbyll unë këtë punë por kurrën e kurrës. Kurrë ndonjëherë. E kam dëgjuar për herë të parë këte shpifjë, mund të ketë 5-6 vjet, që i është thënë kjo gjë dikujt, dhe une kam ngel ë.., kurrë s’mund të vintë. Ai ishte njeriu më gjakësor në Kosovë, dhe si, kush mund të… Duhet të jesh shum naiv dhe të mendosh se ai mund të kërkonte shpëtim në Shqipëri ose strehë në Shqipëri.
Ermal Panduri: Zotri Berisha, si u ndjetë personalisht kur I lexuat të gjitha këto komente të zotëri Thacit. Dua një përgjigjjë, pa aspak diplomaci dua ndjenjë personale tuajën
Sali Berisha: Absolutisht nuk kam asnjë lloj gjë personale, e vetmja gjë që dua të them është, dy gjëra janë.
Së pari Sali Berisha nuk i ka dhënë këshilla kujt, se këshilla u jap atyre që kërkojnë, kush më kërkon këshillë i jap mendimin. Sali Berisha ka bërë denoncime. Ato cka unë kam publikuar ato janë denoncime. Këshillat janë për zotin Mustafa, që erdhi në takim dhe une diskutova me shumë preokupim për gjendjen e shqiptarëve në luginë, diskutuam, i thashë se në shtator do marr nismën që të kemi një zë në buxhetin e Shqiperisë për luginën, uroj që edhe Kosova ta merr një të tillë, se u takuan dy qeveritë dhe dhanë nga 50 mijë euro, u këputën, dhanë 50 mijë euro për Preshevën, që ishte qesharake.. dhe pjesët e tjera natyrisht janë që të gjitha denoncime dhe nuk kanë lidhje fare me këshilla.
Së dyti, për sa i përket të gjithë këtyre të tjerave, nuk ka mjerim më të madh se të përpiqesh të pastrosh fytyrën me të lanat e kuzhinës së Beogradit, kjo është e vetmja përgjigje që kam.