Alketa Vejsiu është një ndër moderatoret më të dashura për publikun shqiptar, e cila me karrierën e saj të suksesshme shërben si frymëzim për ta.
Ndërkohë që të gjithë duan të dinë se ku qëndron sekreti i suksesit, energjisë dhe lumturisë së saj, këtë na e ka thënë vet moderatorja simpatike nëpërmjet një postimi në Instagram.
Sot Alketa ka arritur 500 mijë ndjekës në Instagram dhe pikërisht këtë arritje e ka festuar duke i falënderuar të gjithë ata që e ndjekin duke u treguar edhe sekretin e suksesit të saj.
“Po mendoja sot që është një gëzim kur mbërrin 500 mijë zemra dhe 1 milion sy që të mbështesin dhe të duan! Shqipëria më bëri kjo që jam dhe Shqipërisë edhe sikur të jem në anën tjetër të globit do t’i detyrohem shumë gjithmonë! Gjithçka që kam mbërritur përmes ndihmës suaj, është për mua sot një pasaportë që më hap shumë dyer përtej kufirit të Shqipërisë sonë të vogël që e dua shumë shumë dhe përgjithmonë sepse këtu linda, këtu kam rrënjët! Ndjej përgjegjësinë ta nderoj këtë vend dhe çdo shqiptar jo vetëm në punën që bëj në televizion por në gjë të thjeshtë të jetës time për ata që më njohin dhe ata që se kanë idenë fare se ç’punë bëj, ku dhe si jetoj e çfarë përfaqësoj! Në kokë kam vetëm një mendim të qëndrueshëm, të jem një model i mirë!
Përpiqem të kujtoj gjithmonë që pas ekraneve të telefonave tuaj ka zemra njerëzish të ndjeshëm, e di që në Shqipëri ka plot njerëz të varfër që me vështirësi ja dalin në fund të muajit, por dua t’ju kujtoj që unë kam qenë njëra nga ju! Kam ëndërruar gjithmonë për gjëra të mëdha, të mira dhe të bukura, dhe kam punuar fort për to. Fat kam pasur plot, por fatin edhe e kam gjetur, e kam kërkuar; fati edhe krijohet ndaj në fund të të gjithave edhe kur shikoni ndonjë foto me shumë shkëlqim që mund të duket e paarritshme, mendoni që mund t’ia dilni! Yes You Can! Ky profil ka vetëm një mision, të frymëzojë! Faleminderit Shqipëria e bukur”, shkruan Alketa në mesazhin e saj, i cili është komplimentuar nga ndjekësit e saj të shumtë.
360grade.al