Home KRYESORE DUKE TË PRITUR TY! Valentina Mrijaj

DUKE TË PRITUR TY! Valentina Mrijaj

Të takoja çdo natë
Në ëndërrat që më vinin në gjumë
Dhe në ato që më linin pa gjumë
U ktheve në torturë të ëmbël
Ashtu si pritja para shpërthimit të madh

Kalova një jetë të tërë
Duke të pritur ty
Të më hysh në gjak
Të pushosh nën kodra
Të më bëhesh njëshi
Në përditshmëri…

Prandaj u mërzita me endërrat
Sepse të dojë sipër zgjatjes sime fizike!

Share: