Home KRYESORE Emancipimi i gruas…Nga Simone De Beauvoir

Emancipimi i gruas…Nga Simone De Beauvoir

Përktheu: Nasi Lera
Përzgjodhi : Elona Caslli

Të emanciposh gruan do të thotë të mos pranosh ta mbërthesh në marrëdhëniet që mban me burrin, por jo t’i mohosh ato; në qoftë se ajo vendos për veten, kjo nuk do të thotë se nuk do të ekzistojë edhe më pak edhe për burrin; duke e njohur njëri-tjetrin si subjekt , secili do të mbetet për tjetrin një tjetër; dyanshmëria e marrëdhënieve të tyre nuk do të zhdukë mrekullitë që lind ndarja e qënieve njerëzore në dy kategori të veçanta; ajo nuk do të zhdukë dëshirën, zotërimin, dashurinë, ëndrrat, aventurat; dhe fjalët që na prekin; të japësh, të fitosh, të bashkohesh do të ruajnë kuptimin e tyre; përkundrazi , kur hiqet skllavëria nga gjysma e njerëzimit dhe çdo sistem hipokrit që kërkon ajo, atëherë, “ seksioni” i njerëzimit do të zbulojë domethënien e tij autentike dhe çifti njerëzor do të gjejë trajtën e tij të veçantë

Shkëputur nga- Seksi i dytë; Përvoja e jetuar

Share: