Senatorja amerikane e shtetit të Iowa, Joni Ernst, ka paralajmëruar se Kosova vazhdon të kërcënohet nga taktikat hibride të luftës së Rusisë në Serbi”.
Ajo ka deklaruar që “Rusia kurrë nuk ka qenë mike e SHBA-së dhe se ajo vazhdon të jetë një kërcënim për të dhe aleatët e saj. Duhet të jemi të kujdesshëm për mënyrën se si i afrojmë marrëdhëniet tona me Rusinë”.
Ish-drejtori i Akademisë së Policisë së Kosovës, eksperti i policisë Hajrullah Tërnava thotë se, Joni Ernst po brengoset për Kosovën dhe na paralajmëron që të jemi të kujdesshëm ndaj politikave të Rusisë që i ushtron kjo përmes Serbisë.
“Sa më shumë që Serbia e kundërshton pavarësinë e Kosovës aq më shumë hapet mundësia e involvimit të Federatës së Rusisë në Ballkan”, thotë Tërnava për gazetën “Bota sot”.
Sipas tij, të gjithë ata që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, kontribuojnë në rrezikimin e stabilitetit të sigurisë dhe paqes jo vetëm ën Kosovë, por në të gjithë Ballkanin.
“Me politikat ndërkombëtare Rusia i qëndron afër si aleate Serbisë, prandaj është e kuptueshme për ne se negjithnjë do të jemi të rrezikuar me skenarë të ndryshëm edhe në të ardhmen nga këto shtete që i permenda, për qëllimet e tyre politike. Mospranimi i Kosovës në BE dhe në NATO shkakton situata të mundshme për involvimin e Rusisë në këto hapësira dhe me angazhimin e saj i kontribuon rrezikimit të çështjes së sigurisë”, thekson Tërnava.
Ai thotë se edhe ideja për ndarjen e Kosovës vjen nga Rusia, si ide e koordinuar me Serbinë dhe arsyeja përfundimtare është që edhe Rusia të marrë pjesë në dialogun për ndarjen e Kosovës.
E sipas tij, rasti më i ri i burgosjes së fundit të dy malazezëve dhe një bashkëpunëtori të BIA-s na e konfirmon këtë.
“Një pajtim i mundshëm në të ardhmen me Serbisë dhe Kosovës, në esencë do të i zbuste armiqësitë mes këtyre dy shteteve, por Serbia edhe pranë kësaj do të ketë pretendime politike për dominim dhe të ketë ndikim në zhvillimet në Kosovë, e sidomos në komunat serbe në territorin e Kosovës. Këto paralajmërime nga ana e shteteve mike në këtë rast si të Amerikës, duhen të merren si paralajmërime pozitive, që të jemi koherent me kohën dhe parandalimin e të gjitha të këqijave që munden të na vijnë nga shtetet tjera jo mike, sikur në këtë rast nga Rusia dhe Serbia”, thotë Tërnava.
Ai thekson se, shtetet mike qe ditën dhe mundën të na ndihmojnë në çlirimin e Kosovës, duhet të bëjnë çmos që të gjitha ato harxhime të shumta që i bënë gjatë luftës, mos t ju shkojnë kot, po të jenë si investime të përhershme në një shtet demokratik dhe aleat të përhershëm me Amerikën dhe BE-në.
360grade.al