Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Foto/ AKU mbyll disa thertore në Elbasan dhe Lezhë: Kafshët thereshin barbarisht!

Foto/ AKU mbyll disa thertore në Elbasan dhe Lezhë: Kafshët thereshin barbarisht!

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bërë të ditur sot se ka mbyllur disa thertore në qarqet e Lezhës dhe Elbasanit. Kjo sepse punonin në kushte të këqija, pra pa higjienë dhe mungonin dokumentet; si vulë, certifikatë veterinare apo regjishtrimi si biznes në QKB. Por në përshkrimin e situatës, AKU përmend edhe një shprehje “therje barbare e kafshëve”, që në thelb mbetet e pashjeguar pasi çdo lloj therje e kafshëve për mish,me apo kushte, është “barbare” nëse e shohim në aspektin human.

Më poshtë deklarata e AKU-së

Trupa inspektuese e DRAKU-Lezhë konstatoi pesë subjekte me shkelje të kërkesave ligjore. Kjo pasi këto subjekte ushtronin aktivitetin e tregtimit të mishit në një ambient të pa miratuar, pa kushte higjeno-sanitare si dhe në mungesë të dokumentacionit përkatës, si vula dhe certifikata veterinare. Ndaj tyre u mor masa e bllokimit të produktit “mish derri” në sasinë 122,5 kg për mungesë gjurmueshmërie, dhe më pas u asgjësua në Landfilldin e Shkodrës. Për sa më sipër, ndaj tyre u mor masa administrative me gjobë 100 000 lekë për secilin.

Pas veprimeve nga ana e DRAKU,Lezhë për të njëjtat subjekte u vu në veprim edhe Hetimi Tatimor si komponent i Task Forcës, i cili procedoi me bllokimin dhe mbylljen totale me shirit të këtyre subjekteve për mungesë regjistrimi, pra ishin subjekte të pa regjistruara në QKB.

Ndërsa në qarkun e Elbasanit, Shërbimi Veterinar ka kryer kontrolle në disa prej tregjeve si: Gramsh, Peqin , Prrenjas dhe Qukës. Ndër to SHV, Elbasanka vënë 12 masa administrative për subjektet që nuk plotësonin kushtet për tregtimin e kafshëve të gjalla, pasi ishin të pa licensuar.

Konkretisht, gjatë inspektimit të papritur, subjekti “Bani Zhobro” u kap në flagrancë duke ushtruar barbarisht aktivitetin e therjes së kafshëve në një ambient të pa miratuar dhe në kundërshtim të plotë me kërkesat ligjore dhe kafsha, natyrshëm e pa kontrolluar nga veterineri – i cili sipas protokolleve veterinare kryen edhe certifikimin ose jo të mishit pas kontrollit të detyrueshëm para dhe pas therjes.

Ky subjekt “Bani Zhobro” është i regjistruar në QKB me aktivitet ‘Tregtim mishi” por në momentin e inspektimit subjekti ushtronte aktivitetin e therjes së kafshëve në ambientin ngjitur me atë të tregtimit të mishit ,në katin e parë të një pallati. Në ambientet e therjes u gjendën dhe më pas u konfiskuan 45 kg mish vici dhe një set me vegla pune (2 cengela,1 thikë,1 hanxhar).

Për shkeljet e mësipërme u morën masat : ndalim i aktivitetit për therjen e kafshëve, konfiskim i mishit, mjeteve të punës (2 cengela,1 thikë,1 hanxhar) si dhe masë administrative, gjobë në vlerën 250 000 lekë. Inspektimi zgjati deri në orët e vona të datës 3.8.2018, ku u konfiskua produkti me destinacion asgjësimin e tij.

/Opinion.al

Share: