Home KRYESORE Historia e pabesueshme: Krimbat siberian “ringjallen” pas 42 mijë vjetësh në akull

Historia e pabesueshme: Krimbat siberian “ringjallen” pas 42 mijë vjetësh në akull

Ringjallen pas 42,000 vjetësh. Kjo tingëllon si fanta shkencë, por është një grup shkencëtarësh që e mbështesin atë: dy krimba nematode, të depozituar në permafrostin siberian dhjetëra metra në thellësi dhe të ngrirë në Pleistocen, janë kthyer në jetë në laborator.

Këto organizma të vegjël të gjallë pak më shumë se një milimetër – dhe tashmë u riemëruan si “më të vjetrat në botë” – të sapo zgjuar filluan të lëviznin dhe të hanin. Zbulimi i jashtëzakonshëm u botua në gazetën Doklady Biological Science dhe u krye nga një ekip hulumtuesish nga Universiteti Shtetëror i Moskës, stacioni biologjik i Detit të Bardhë dhe Departamenti i Gjeoshkencave të Universitetit të Princeton.

{}

fig. Rusi “ringjallet” bima pas 30 mijë vjetesh

Ata operonin në Siberi, ku shkrirja e shtresës së akullit permafrost lejon tani rimëkëmbjen e mostrave edhe në thellësi të mëdha: atje kanë identifikuar mbi 300 nematoda,t më pas të analizuar në laborator. Pozicionuar në enët laboratorike prej qelqi Petri me lëndë ushqyese, pasi kaluan për javë në inkubator me temperatura të ndryshme, deri në konstante 20 gradë, dy prej tyre janë kthyer “në jetë” me shenja të qarta. Kjo do të jetë prova e parë e organizmave multicellular në gjendje të ringjallen pas mijëra viteve të kaluara në “gjumë” ne permafrostin Arktik, duke hapur rrugën për studimet e reja.

Në realitet dy krimbat kanë rreth 10 mijë vjet diferencë njëri nga tjetri. I pari u gjet në një mostër të mbledhur nga një strofull ketri në afërsi të lumit Alazeya, në veri-lindje të Yakutia, nga depozitat permafrost vlerësuar në 32 mijë vjet. Në vend të kësaj, tjetri erdhi nga permafrost nga lumi Kolyma, Siberia veri-lindore, dhe besohet të ketë mbetur atje për 41 mijë e 700 vjet. Të dy mostrat (Panagrolaimus detritophagus dhe Plectus parvus) ishin femra. Në të kaluarën, shkencëtarë të tjerë kanë identifikuar më parë viruse të ringjallur pas 30 mijë vjet në permafrost (ose bakteret të ngrira në 250 milion vjet më parë), por zbulimin I krimbave nematodat, sipas studiuesve, mund të krijojë pasoja të reja në fushën e “criomedicina, cryobiology dhe astrobiology” .

……………

Mbi nematodat e “ringjallura”, disa shkencëtarë kanë shprehur mendimet e tyre rreth zbulimit. Robin M. Giblin-Davis, nga Universiteti i Floridës, thotë se “krimbat, nëse janë të mbrojtur nga dëmtimet fizike që mund të dëmtojnë integritetin e tyre strukturor gjatë internimit në ngrirje, duhet të jenë në gjendje të ringjallin pas shpërbërjes-rihidratim” duke paralajmëruar megjithatë se në disa raste ato mund të jenë “të ndotura nga organizmat bashkëkohorë”. Megjithatë, hulumtuesit rusë u përgjigjën se ndotja nuk është e mundshme për shkak të thellësive dhe zonave të përhershme në të cilat janë marrë mostrat. Nematologu Byron J. Adams (Universiteti Brigam Jang) beson se testet e mëtejshme janë të nevojshme për të vlerësuar moshën e saktë “mijëvjeçare” të krimbave./përktheu 360grade.al

Share: