Drejtuesit e Kolegjit ISPE iu kanë drejtuar me një letër publike presidentit, kryetarit të Kuvendit dhe kryeministrit të Kosovës me anë së cilës kërkon që të përmirësohet vendimi që Agjencia e Kosovës për Akreditim ka marr ndaj ISPE duke mos ia akredituar programet e këtij kolegji.
Letra që mban nënshkrimin e drejtorit Bajram Ibraj, radhit disa gjithnjë sipas tyre argumente me anë të së cilave pretendojnë se u është bërë padrejtësi dhe është shkelur ligji.
Drejtuesit e ISPE-së kërkojnë nga kryeministri të marr masa ndaj ministrit të Arsimit Shyqiri Bytyqi ndërsa kërkojnë nga Kuvendi debat parlamentar për veprimet e ministrit.
Letër publike
Presidentit të Republikës së Kosovës
Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës
Kryeministrit të Republikës së Kosovës
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) pas mbledhjes së mbajtur më 26.7.2018 ka publikuar njoftimin në ueb – faqen e AKA-së, sipas të cilit Kolegjit ISPE, megjithëse i plotëson të gjitha kriteret e kërkuara nga vetë AKA-ja për staf të rregullt akademik për secilin program të studimit, i hiqet akreditimi nga programet e akredituara dhe ri-akredituara pesë (5) herë me radhë, si rezultat i vlerësimit nga ana e ekspertëve të jashtëm ndërkombëtarë, në të gjitha programet e studimit Bachelor (BA) dhe Master (MA) duke përjashtuar vetëm programin Studime të Sigurisë Bachelor (BA).
Kolegji ISPE përmes një deklarate ka reaguar në mënyrë publike duke denoncuar veprimet e paligjshme të kryera nga Agjencia e Kosovës për Akreditim, në lidhje me vendimin e saj të datës 25 korrik 2018 për mos akreditimin e programeve të Kolegjit ISPE, dhe i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës, mekanizmave të tjerë institucionalë, si Prokurorisë së Shtetit, Avokatit të Popullit, prezencës së BE-së në Kosovë dhe korit diplomatik, që të përdorin të gjitha mjetet dhe mundësitë e tyre juridike në mënyrë që të ndërpritet persekutimi i vazhdueshëm që po i bëhet Kolegjit ISPE, stafit akademik, studentëve dhe prindërve të studentëve, por deri tani, me përjashtim të reagimit të Avokatit të Popullit për shqyrtimin e çështjes së ngritur nga Kolegji ISPE, institucionet e tjera nuk kanë reaguar akoma.
Veprimet e paligjshme të kryera nga Agjencia e Kosovës për Akreditim dhe Ministri i Arsimit, argumentohen, përsa më poshtë:
1. Heqja e akreditimit, është bërë në kundërshtim të plotë me aktet ligjore në fuqi të cilat e rregullojnë këtë çështje, dhe konkretisht Udhëzimit Administrativ nr. 09/2017, Neni 21.
2. Departamenti Ligjor i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovë në shkresën Ligjore me nr. 2/2-3600, të datës 01.11.2017, konstaton se suspendimi i programeve të Kolegjit ISPE është bërë në kundërshtim të plotë me aktet ligjore në fuqi që e rregullojnë këtë fushë dhe në këtë mënyrë AKA-ja e ka shpërfillur plotësisht këtë dokument duke mos e marrë në konsideratë dhe duke vazhduar me praktikat e nxjerrjes së vendimeve të pabazuara në ligj;
3. Ministri i Arsimit, Z. Shyqiri Bytyqi, e ka shkarkuar nga detyra U.D-në e Drejtorit të AKA-së vetëm pak minuta para fillimit të mbledhjes së Agjencisë së Akreditimit, dhe rrjedhimisht Bordi i Agjencisë ka marrë vendime pa ekzistencën e Drejtorit të AKA-së si personi kompetent ligjërisht për përgatitjen e mbledhjeve të Bordit të AKA-së, ku dihet që ndër të tjera Drejtori i AKA-së është edhe anëtar ex officio e Bordit të Agjencisë së Akreditimit;
4. Ministri i Arsimit, Z. Shyqiri Bytyqi ka toleruar funksionimin e AKA-së pa ekzistencën e Komisionit të Ankesave në këtë institucion, në kundërshtim të hapur me Ligjin për Procedurën e Përgjithshme Administrative (Ligji nr. 05/L-031), respektivisht Nenet 125-135. Duke ua mohuar Institucioneve të Arsimit të Lartë, në këtë rast edhe Kolegjit ISPE, të drejtat Kushtetuese për të shfrytëzuar të gjitha mjetet juridike kundër vendimeve gjyqësore dhe administrative të cilat cenojnë të drejtat dhe interesat e tij në mënyrën e përcaktuar me ligj (Neni 32 i Kushtetutës së Kosovës).
5. Veprimet e Ministrit të Arsimit dhe vendimi i AKA-së për heqjen e akreditimit për programet e studimit të Kolegjit ISPE, pa asnjë bazë ligjore, është në kundërshtim të hapur edhe me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, respektivisht me Protokollin 1, Neni 2 (E Drejta për Arsim) i cili parasheh se “askujt nuk mund t’i mohohet e drejta për arsimim”.
6. Ministri i Arsimit z. Bytyqi ka bërë shkelje flagrante të Ligjit për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës dhe Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik duke mos ndërmarrë asnjë veprim ndaj disa anëtarëve të Bordit të Agjencisë të cilët kanë bërë hapur marketing në TV në favor të institucioneve të caktuara të arsimit të lartë privat dhe vazhdojnë të jenë pjesë aktive e një institucioni të caktuar privat;
7. Ministri i Arsimit, edhe pas kërkesës së ish-ushtrueses së Detyrës së AKA-së drejtuar Auditorit