Home KRYESORE Ja përse Shqipërisë dhe shqiptarëve u duhet qeveria tranzitore

Ja përse Shqipërisë dhe shqiptarëve u duhet qeveria tranzitore

Nga Dr. Enriko Ceko

Shqipëria është në prag të kaosit dhe anarkisë. Pothuajse asnjë nga institucionet e rëndësishme të shtetit shqiptar nuk kryhen në mënyrë normale funksionet për të cilat është ngritur. Prej shumë vitesh pushtetet kontrollohen nga një individ, pavarësisht ngjyrës politike të tij. Këtë gjendje të trashëguar e lejon Kushtetuta aktuale, Kodi Zgjedhor dhe pjesa tjetër e korpusit ligjor në veprim.

Të pesë pushtetet që tashmë konsiderohen ndër më të rëndësishmet në një shtet janë të korruptuara dhe marrin vendime e kryejnë veprime në kundërshtim me interesat e qytetarëve.

Pushteti gjyqësor, tërësisht i kapur nga e keqja, funksionion sipas interesave të fuqive të dyshimta, korruptive dhe mafioze. Në këtë pushtet, një pjesë e institucioneve tashmë janë inekzistente, por edhe nëse do ekzistionin, vendimet nuk do merreshin në interest ë publikut.

Pushteti legjislativ, tërësisht në varësi të interesave të grupeve të caktuara, nëpërmjet institucionit të votës, nëpërmjet kartonit, miraton ligje të kundraligjshme, duke e ditur fare mirë këtë kundraligjshmëri.

Pushteti ekzekutiv funksionon në mënyrë selektive, duke sjellë konfuzion, konflikte dhe tension midis shtresave të popullsisë.

Pushteti i medias, nuk reflekton zhvillimet në vend dhe nuk pasqyron realitetin e papranueshëm politik, ekonomik dhe social të Shqipërisë dhe gjendjen e vertëte të popullit shqiptar e kushtet në të cilat jetojnë qytetarët e thjeshtë të këtij vendi.

Pushteti prokurorial, në një gjendje kome, mbushur me të paaftë dhe vegla të politikës e individëve me fuqi të pakufizuar, ka krijuar një precedent shumë të rrezikshëm për të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Politika shqiptare, ku gëlojnë rreth 200 parti politike, vegla e mekanizma të dy partive më të mëdha politike në vend, e korruptuar, e brejtur nga krimi dhe irracionaliteti, katapulton në krye të institucioneve të sektorit publik individë të paaftë dhe të korruptuar dhe këtë gjë përpiqet që ta bëjë edhe me sektorin privat.

Ekonomia shqiptare është në ditët e saj më të vështira. Fuqia blerëse e qytetarëve shqiptarë është më e ulëta në Evropë. Shqiptarët prej vitesh janë ndër qytetarët më të varfër të botës. Borxhi publik që po arrin kufijtë e shpërthimit të bombës ekonomike, deficiti buxhetor, shpenzimet joproduktive qeveritare, punimet civile të pakërkuara dhe të pavotuara nga qytetaria, koncensionet e pakuptimta, papunësia ekstreme, e të tjera dukuri të tilla, bëjnë që edhe ekonomia individuale dhe familjare e qytetarëve shqiptarë të rrezikohet seriozisht. Papunësia ekstreme në disa zona të vendit kap shifrat 60 – 70% dhe më e keqja është se kjo papunësi ka preur moshat e reja, të cilat janë të detyruara të kërkojnë mundësi punësimi jashtë vendit.

Kjo ndikon në pjesën më të madhe të bizneseve të vogla dhe të mesme, që hasin vështirësi të shumta dhe absurde në veprimtarinë e tyre të përditëshme. Taksimi i padrejtë dhe sjella arrogante e punonjësve të administratës fiskale, doganore dhe inspektoriatave demoralizojnë biznesin dhe investimet vendae dhe të huaja, duke krijuar mundësi që disa subjekte private të superpasurohen me praktika preferenciale të nxitura nga nivelet e larta të pushtetit.

Sektorët e ekonomisë shqiptare nuk janë të lidhur me njëri tjetrin dhe në çdo sektor të ekonomisë ka problem serioze strukturore dhe institucionale. Bujqësia në nivelin e mbijetesës, agrobiznesi me produkte jashtë standardeve, turizmi i falimentuar, industritë inekzistente, minierat vrastare, importet shumë të larta, shëndetsia e korruptuar, arsimi në degjenerim të plotë, burimet natyrore të shkatërruara janë vetëm disa shembuj të sa më lart.
Shoqëria shqiptare është e tronditur në themel nga dukuritë e pasurimit pa punuar, e fitimit të parave pa lodhje,e çvlerësimit të vlerave e traditave të familjes, moralit dhe respektit për njeriun e punës dhe individin me shkollë. Shoqëria shqiptare ndoshta po përjeton momentet e saj më të këqija në historinë e popullit shqiptar. Kriminaliteti në rritje, kryesisht midis moshave të reja, tregon fare mirë moralin e shoqërisë dhe degjenerimin total.

Në aspektin e jetës artistike dhe kulturore, muzika, vallet, artet skenike, piktura, letërsia, etj, nuk pasqyrojnë realitetin dhe përcjellin antivlera te qytetarët. Paaftësia dhe mediokriteti kanë zënë vend këmbëkryq në artin dhe kulturën shqiptare duke rerzikuar seriozisht themelet e botëkuptimit të kombit shqiptar dhe duke rrezikuar seriozisht dëmtimin e pakthyeshëm të vlerave, traditave, kuturës popullore dhe tashëgiminë tonë si komb. Rasti i Teatrit Kombëtar është vetëm një shembull mjaft domethënës se si arti dhe kultura janë kthyer në elemente fare të pavlefshme publike dhe lehtësisht të këmbyeshme me interesa personale dhe afera korruptive.

Në aspektin e jetës sportive, me përjashtime shumë të rralla, nuk ka asnjë rezultat pozitiv nga sportistët shqiptarë si në aspektin individual ashtu dhe në apektin ekipor. Kjo si rezultat I korrupsionit dhe katapultimit në krye të sportit shqiptar të individëve jo të përshtatshëm.

Ka tre variante që spjegojnë këtë gjendje.

Varianti I. Sistemi nuk është i përshtatshëm dhe nuk funksionon, por njerëzit që janë brenda sistemit mund t’a rregullojnë sistemin.

Varianti II. Sistemi është i përshtatshëm por njerëzit brenda sistemit nuk mund t’a vënë në funksionin sistemin.

Varianti III. Edhe sistemi nuk është i përshtatshë,, edhe njerëzit brenda sistemit nuk janë të aftë të formësojnë një sistem funksional.

Unë mendoj se në rastin e Shqipërisë është në veprim Varianti

III.

Arsyeja se përse unë mendoj kështu është sepse Variantin I e kemi konsumuar disa herë përgjatë këtyre 106 viteve të ekzistencë së shtetit shqiptar, sepse disa herë kemi sjellë në pushtet njerëz që nuk kanë qenë të aftë të që të vënë në funksionim një sistem më të mirë, Variantin II e kemi konsumuar disa herë dhe kemi vërtetuar se njerëzit që kemi sjellë në drejtim kanë rezultuar antishqiptarë, të pangopur, të gatshëm të bëjnë çdo gjë për interesa pernale të lehtësisht të kapshëm nga grupe mafioze e korruptivedhe kjo sepse nëse Sistemi ëshë i mirë, atëhere vetë sistemi nuk lejon që njerë të paaftë të bëjna karierrë dhe të ngjiten në shkallët e nielet më të larta në sistem.

Pra, në Shqipëri, prej vitesh ka qenë në veprim Varianti III, varianti ku edhe sistemi nuk është i përshtatshëm edhe njerëzit brenda sistemit nuk janë të përshtatshëm.

Sistemi nuk është i përshtatshëm sepse në këtë sistem, lehtësisht individi është i aftë të kapë dhe kontrollojë të pesë pushtetet: legjislativin, gjyqësorin, ekzekutivin, median dhe prokurorinë

Njerëzit nuk janë të përshtatshëm sepse në administratën publike shqiptare punojnë shumë të paaftë, të paedukatë, të papërgjegjshëm, të pandërgjegjshëm, të pashkollë, pa kulturë pune e pa kulturë të përgjithëshme, të korruptuar, të degjeneruar, të pamoralshëm, kriminelë, tradhëtarë të interesave kombëtare, kurva, bira kurve e nëntëdhjetëenënça.

Kjo gjendje e papranueshme mund dhe duhet të ndryshohet vetëm nëpërmjet një qeverie tranzitore, e drejtuar nga një kryeministër i paanshëm, që do drejtojë vendin në rrugën e ndërtimit të institucioneve moderne, pastrimit të administratës publike, krijimin e kushteve për zgjedhje të lira me një Kushtetutë moderne dhe Kod Zgjedhor bashkëkohor.

Share: