Home KRYESORE La shkollën në klasën e tretë, shoqja e klasës kujton vrasësin e...

La shkollën në klasën e tretë, shoqja e klasës kujton vrasësin e Selenicës

Një shoqe shkolle e Ritvan Zykajt, djalit 24-vjeçar që u arrestua pasi mori jetën e 8 personave, tregon se si e mban mend djalin e krimit makabër.

Me një përshkrim të sjelljes e të paraqitjes së tij, vajza tregon se si e mban mend gjatë tre viteve të fillores Ritvanin.

Mesazhi i vajzës është publikuar nga Olti Curri dhe e lexoni më poshtë:

“Ate djalin Ridvanin e famshem te krimit makaber e kisha ne klase ne fillore…

Mesuese Fatmira si nxenese e mire qe isha me conte qe te mesoja analfabetet qe te mesonin abetaren…nder ta edhe “Ridvan trimin”…

U trondita nga lajmi qe lexova ne portale por nuk me erdhi çudi.

Sikur ta kisha ditur prej kohesh te ardhmen qe do te kishte Ridvan Resuljoti me vetullat e shpupuritura e leshatore dhe ato floket qe kishte si delet.

Ç’mund te presesh nga 1 djale qe di vetem te ruaje dele? Nga 1 analfabet qe e la shkollen ne klasen e 3 e me pas se di me c’u be me të. Nuk ishte i semure per sa kohe e kishim ne klase, nuk dua ta justifikoj aspak por une mendoj se ne kete menyre perfundojne te gjithe femijet e rritur keq,per fajin e tyre ose te prinderve.

Ai e la shkollen e klasen e tretë o njerez…ndoshta gjate gjithe kesaj kohe i kishin mesuar vetem se si te ruante delet por kurrsesi te mesonte ne shkolle.

Ne klasen e pare Ridvani i marrë nuk i shqiptonte mire fjalet…te gjithe e kujtonim kur i fliste mesuese Fatmires nga banka e fundit e rreshtit te murit:

“O mëtuuuteeee” (zysha nuk e degjonte) “O mëëtuuuuteeee” (e ngrinte zerin pak me shume por zysha perseri nuk e degjonte) Pastaj Ridvanit te marrë i ngriheshin nervat dhe bertiste me te madhe:

” O mëtute të koj pak ne bano” (Qe donte te thoshte o mesuese te shkoj pak ne banjo)

Ja vetem per kete e mbaja mend une Ridvanin

E qeshja me vete sa here e kujtoja Kurse tani do ta kujtoj si Ridvani i tmerrshmi,djaloshi i rritur mes bagetive, qe kreu krimin me rrenqethes qe mund te me shkonte ndonjëherë ne mendje. Ah po, as erën qe mbante nuk kam per ta harruar!”/Opinion.al

Share: