Home KRYESORE Ndryshimi i kufijve? Ilir Meta: Merrni shembull nga Shterpca, bashkëjetesa mes serbeve...

Ndryshimi i kufijve? Ilir Meta: Merrni shembull nga Shterpca, bashkëjetesa mes serbeve e shqiptarëve është e admirueshme

Në Kosovë zien debati për ndryshimin e kufijve. Është presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili artikulon për bashkimin e Preshevës me Kosovën. Sakaq analistët politike thone se ka marreveshje te fshehte mes tij e Vucicit për ta shkembyer Presheven me Mitrovicen e veriut. Ndërsa Shqipëria zyrtare deri më tani ka heshtur. Nuk ka asnjë reagim të kryeministrit apo të ministrit të jashtëm.

Nga ana tjetër, Presidenti Meta nuk ka folur zyrtarisht por ama mesazhi për Thaçin dhe të tjerët është i qartë: Bashkëjetesë mes serbëve e shqiptarëve, pa ndryshuar kufijtë!

Sot ai ka postuar një status në facebook, ku tregon se ka vizituar komunën e Shterpcës, pjesë e së cilës është dhe zona turistike e Brezovicës. Kjo komunë drejtohet nga serbi Bratislav Nikoliç dhe sipas Metës bashkejetesa mes serbeve e shqiptareve ne kete zone eshte e admirueshme dhe solide.

Statusi i plotë i Metës në facebook:

“Mirëmëngjes të dashur miq! Kënaqësi të vizitoja fermat ku kultivohen mjedrat më të mira në botë, në komunën e Shterpcës (Brezovicë) dhe një investim bashkëkohor të përpunimit dhe ruajtjes së frutave të pyllit. Vizioni i Bratislavit, Kryetarit të komunës mbështetur tek shpirti punëtor i këtij komuniteti të shkëlqyer ka sjellë ndryshime tepër shpresëdhënëse, duke hapur vende të reja pune dhe të ardhura më të mira për banorët dhe komunën. Shterpca është një komunë model, ku bashkëjetesa midis serbëve e shqiptarëve është e admirueshme dhe solide”.
/Opinion.al

Share: