Përktheu: Elona Caslli
Në plazh erdhi një vrasës me sy të mëdhenj si sytë e një fëmije.
Dy sy të mëdhenj plot frikë
ishin pasqyra e një aventure.
Dhe i tha një plaku :
-Më jep bukë. Kam pak kohë dhe shumë uri.
Plaku ia çeli sytë ditës
pa hedhur sytë rreth e rrotull.
Derdhi verën, ndau bukën
për kë thoshte se kishte etje dhe uri.