Home KRYESORE Nëna nuk i dha lekë, 23-vjeçari e dhunon dhe vjedh shtëpinë!

Nëna nuk i dha lekë, 23-vjeçari e dhunon dhe vjedh shtëpinë!

Gruaja 62-vjeçare është bërë objekt i dhunës së të birit 23-vjeçar në qytetin e Tiranës. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Don Bosko”, ku policia ka kryer edhe arrestimin e djalit të saj, i cili përveç dhunës në familje, akuzohet edhe për vjedhje ne familje.

Policia tha se ka plotësuar kërkesëpadinë për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për 62-vjeçaren, ndërsa ka kryer arrestimin e djalit të saj.

Njoftimi i policisë

“Më datë 04.08.2018 u arrestua shtetasi I.L., 23 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë, pasi në rrugën ‘Don Bosko’, në banesë, i ka vjedhur disa orendi shtëpiake, si dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës, R.M., 62 vjeçe, së cilës iu plotësua kërkesëpadia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, ‘Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare’”.

Një tjetër rast i dhunës në familje është identifikuar edhe në zonën e Kamzës ku një 43-vjeçare me iniciale F.T., ka kërkuar mbrojtje pranë Komisariatit Nr.5, pasi i biri adoleshent ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.

Share: