Home KRYESORE Pas denoncimit të Berishës, policia pranon: Të afërm të deputetit socialist kërcënuan...

Pas denoncimit të Berishës, policia pranon: Të afërm të deputetit socialist kërcënuan oficerin e policisë

Reagimi i Policisë

Në datë 30.07.2018 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës” në ngarkim të shtetasve R.Rr., 25 vjeç dhe R.Rr., 33 vjeç, banues të dy në Tiranë (të afërm të shtetasit Rr. R.,) pasi në rrugën “Sokrat Miho”, për shkak të detyrës kanë kanosur punonjësin e policisë, shtetasin E. N., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Ngjarja nuk është mbajtur e fshehur, por është publikuar në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit sipas procedurës standarde në datë 31.07.2018.

Denoncimi nga Berisha

Kercenohet me jete nga bandat e Partise oficeri qe po hetonte skandalin e djalit te deputetit te narkopartise, Rraja.

Lexoni mesazhet e policit dhe qytetarit dixhital! sb

“Pershendetje Dr une qe po ju shkruaj jam punonjes i policise Komisariatit nr 6, z. Sali Berisha sot mesova sa vlen lekura e nje oficeri policie, sot rreth ore 18 eshte paraqitur ne Komisatiatin e Policise nr 6, Oficeri Policise gjyqesore ne komisariatin e Krujes Emiljano Nuhu,ku ka kallezuar shtetasit Redjan Rraja dhe Ramazan Rraja keta shtetas kan kanosur me jete oficerin Emiljano Nuhu, ky oficer ka qen duke hetuar Dosjen penale ne ngarkim te djalit te deputetit Te krujes Rraman Rraja, Per perdhunim te shtetase Xhesila Maloku. Oficeri i Policise eshte kercenuar me jete nga njerzit e deputetit te krujes, kercenimin e ka bere Redjan Rraja, Ramazan Rraja, duke i then oficerit qe po na hetove me ne do te zhdukim ty dhe familjen tende.”

“JU LUTEMI DOKTOR PUBLIKOJE KETE LAJM VETEM TEK JU MUND TE GJEJME ZGJIHJE PER PADREJTESIT QE I BEHEN KETIJ POPULLI.

ME URDHE TE ORGANIZATES KRIMINALE QE DREJTOHET NGA DEPUTETI I KRUJES RRAMAN RRAJA, NARKO POLICI I KOMISARIATIT NR 6, PAL MARKU KA URDHUR PRISHJEN E PAMJEVE FILMIKE TE NJE LOKALI NE UNAZEN E RE, VENDI KU U KERCENUA ME JETE OFICERI I POLICISE EMILJANO NUHU, I CILI PO HETONTE PROCEDIMIN PENAL TE DJALIT TE DEPUTETIT RRAMAN RRAJA,

KJO ESHTE POLICIA QE DUAM,
RASI NUK ESHTE REFERUAR NE PROKURORI, NGJARJA PO FSHIHET NGA POLICIA.”

Share: