Vetëm në fundjavë si rezultat i kontrolleve në të gjithë akset rrugore të qytetit të Durrësit janë arrestuar në flagrancë 17 persona. 5 prej tyre drejtonin makinën nën ndikimin e alkoolit dhe 12 të tjerë duke drejtuat motorçikletat pa leje drejtimi.
Policia e qytetit bregdetar njofton se janë vendosur 670 masa administrative për shkelje të ndryshme dhe pezulluar 51 leje drejtimi. Janë ndëshkuar 105 drejtues mjetesh për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.
Janë ndëshkuar 162 drejtues mjetesh për parakalim të gabuar. Janë ndëshkuar 56 drejtues mjetesh për mospërdorim të rripit të sigurimit.
Gjatë fundjavës nga ana e Specialistëve të Qarkullimit Rrugor është mundësuar menaxhimi i trafikut rrugor për shkak të rritjes së fluksit të pushuesve. “Drejtoria Vendore e Policisë Durrës këshillon çdo përdorues rruge që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor duke eleminuar cdo shkak që shërben si burim aksidenti.
Kontrolle të tilla nga ana e Punonjësve të Qarkullimit Rrugor do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe fundjavë”, thuhet në një njoftim zyrtar të Policisë së Durrësit./Lapsi.al