Home KRYESORE Pse ftesa e Putin në dasmën e diplomates austriake alarmon Perëndimin

Pse ftesa e Putin në dasmën e diplomates austriake alarmon Perëndimin

Presidenti rus Vladimir Putin do të marrë pjesë këtë javë në dasmën e diplomates më të lartë austriake, konfirmoi Kremlini. Putin, i cili do të vizitojë Berlinin më 18 gusht për bisedime me kancelaren gjermane Angela Merkel, do të bëjë një ndalesë në Austri për të marrë pjesë në martesën e ministres së Jashtme Karin Kneissl, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov më 15 gusht.

_102981984_0e273aff-9c0d-44a0-a6d7-d82ee1b054fb

Kneissl, 53 vjeç, thuhet se do të martohet me biznesmenin Wolfgang Meilinger në një fermë – vresht në shtetin austriak të Steiermarkit.

Por kjo vizitë ka befasuar dhe alarmuar mediat perëndimore. Jane hipnotizuar nga vendimi i Vladimir Putinit për të shkuar në dasmen e Karin Kneissl – dhe disa kanë kërkuar që ajo të refuzoje ftesen, shkruan agjencia ruse e lajmeve “RT”.

E169AC4A-596D-4535-9B09-A03C5690E60D_w1023_r1_s

Kneissl e ftoi liderin rus gjatë vizitës së saj zyrtare në qershor dhe Putin thjesht pranoi. Por për shtypin në gjuhën gjermane, njoftimi i “mysafirit të papritur” ka qenë një ‘bombë’, shkruan “RT”.

Analisti politik Gerhard Mangott i tha transmetuesit kombëtar austriak ORF se ftesa e një zyrtari të huaj, i cili u bë publik vetëm të mërkurën ishte nga Kneissl një shkelje e “guximshme” e protokollit diplomatik. Të tjerë kanë vënë në dukje se nuk duket të ketë lidhje personale midis presidentit rus dhe diplomates.

Vladimir Putin pritet të jetë i vetmi zyrtar i huaj i ftuar, detaj qe e ka bërë kete ceshtje subjekt te një debati intensiv publik ditet e fundit./360grade.al

Share: