Home KRYESORE Reportazh i xhihadistëve/ Snajperistë shqiptarë në organizatën terroriste As -Nusra

Reportazh i xhihadistëve/ Snajperistë shqiptarë në organizatën terroriste As -Nusra

Snajperistëve shqiptarë që luftojnë në krah të frontit As -Nusra në Siri u është kushtuar një reportazh nga mediat e xhihadistëve në internet. Reportazhi titullohet “Snajperistët shqiptarë në tokën e Shamit” siç e identifikojnë xhihadistët Sirinë.

I shpërndarë përmes rrjetit social Telegram, aty sillen dëshmitë e disa snajperistëve profesionistë shqiptarë të paidentifikuar, të cilët rrëfejnë në shqip rolin e tyre në betejat kundër regjimit sirian dhe grupimeve të tjera kundërshtare.

“Ne si snajperista në front shkojmë sipas nevojës që kanë vëllezërit tanë në pikat e rojes. Zakonisht u vijmë në ndihmë muxhahidëve kur duan të sulmojnë diku ose kur duan të tërhiqen nga ndonjë pikë e fushëbetejës”.

Snajperistët shqiptarë kanë një rol kyç në betejat e organizatës terroroste. Në pamje shfaqen momentet kur ata i modifikojnë vetë armët në mënyrë profesionale.

“Snajperistët shqiptarë përbëjnë dhe përmbushin një rol të rëndësishëm në elementin “Snajper”… Armët tona si snajperistë shqiptarë janë mjeshtëria e asaj që gjendej përreth nesh nga mbetjet e Luftës së Dytë Botërore, duke i shndërruar ato në armë solide, moderne dhe me precizion të lartë”.

Siç konstatohet edhe nga reportazhi, fronti Al-Nusra vijon të jetë aktiv në zonën e Idlibit, pavarësisht ofensivave të vazhdueshme të regjimit të Assadit të ndihmuar edhe nga rusët në këtë zonë./Opinion.al

Share: