Home KRYESORE Salvini dhe Salvinët tanë… Nga Dritan Haxhiraj

Salvini dhe Salvinët tanë… Nga Dritan Haxhiraj

Kursi i politikës italiane prej dy muajsh është në faqet e mbarë shtypit planetar dhe kjo ka një arsyje të fortë.

Bota ka frikë se një tjeter ide e re e ngjashme me atë të shekullit të kaluar, ajo mussoliniane vërtitet mbi Romen.

Të gjithë e dime se si mbaroi ajo histori.

Ideatorët e të keqes njeri i pushkatuar dhe i demostruar me kokë poshtë në Piazza Loretto, ndërsa tjeteri i vetvrar me cianur në afersi të Bundestagut duke pasur në koshiencën e tyre gati 50 milion te vrarë dhe shkaterrimin totale të planetit.

Idet dhe ideatorët e nazi-fashizmit gjithmonë kanë pasur një histori të hidhur me të vërtetën e për këtë masa u besoi verberisht duke pësuar dekada me von mbi shpin eksperimentin masive që ideatorët patën mbi ta.

Po kjo është një tjetër histori…

Të kalojmë tek kjo historia jonë, e ketyre oreve ku midis normalitetit dhe komukimit mediatike , një anije në mes të një porti në Mesdhe ka bër xhiron e mediave planetare.

Fenomeni që ka pushtuar sot Italin, eshte i dhimbeshem por në të njëjtën kohë është real.

Vendi që për humanizëm është kampione botëror për emergjenca dhe për shpëtimin e jeteve humane nuk gjendet më në vendin e parë.

Kjo për disa arsyje , me shumë të jashtëme sesa të brendëshme.

Ekonomia prej disa vitesh nuk noton më në prosperitet dhe ky është elementi kryesor që populli noton në dëshpërim , kur portofoli qan zemra fillon e mbyllet.

Italia sot ka 15 milion te varfër nga këta 5 milion në varferi absolute.

Raportet e tensionuara midis franco-gjermanëve dhe italianëve tashme notojnë mbi sipërfaqe dhe askush nuk i fsheh më ato për 1000 arsyje, historike por mbi te gjitha ato ekonomike-diplomatike.

Migracioni i kontinentitë afrikan duket se është operacioni me origjinal i gjysmes së sherbimeve sekrete të vendeve që kane pesh në botë, me destinacionin final Italin dhe për këte ata janë mëse të sigurtë.

Në 2050 Afrika do të ketë 2 miliardë banorë dhe me këto përmasa gjiganteske çdo shtet do te kishte falimentuar duke përdorur Wealfer-in në dispozicionë.

Skenar perfekt për një uragan perfekte.

Këtu futet në lojë lidershipi i Salvinit dhe në orët e fundit deklaratat qe vin nga Salvinët tanë nga Tirana…

Salvini bën Salvinin dhe mirë bën sepse dikush në këto momente duhet të bëhet emblema e mbrojtjes së kufijeve europiane e mbi të gjitha të mbroj xhepat e italianeve nga kostot ekonomike që mbart fenomeni i migracionit.

Salvini bën Salvinin dhe sigurishte që po kërkon ti tregojë mbi të gjitha gjermanëve se operacioni që menaxhuan me krizën greke, nuk ka shans te perseritet me nje nga liderat e maifakturës planetare, e kjo për dy arsyje rëndësin që ka italianiteti në botë dhe mbi te gjitha uragani qe po i pergatisin sistemit-shtet ne itali do të merrte me vete sistemin e BE, duke e fundosur këtë radh për mos tu ngritur më

Salvini bën Salvinin sepse në cdo sondazh të orëve të fundit ai rritet me shifra të frikeshme duke pasur në këtë moment 1/3 e Italise me vete duke lën totalishte ne hije mediatike mësuesin e tij të politikës europiane , Z. Berlusconi.

Salvini ben Salvinin sepse e di që per disa muaj Europa voton, Italin ai e ndryshoi tani kërkon të ndryshojë Europën me vote.

Por Salvini nuk ndalet vetëm këtu, ai e di shume mirë që afër vetes ka dhe ambjente te Vatikanit që në këtë moment mbrojnë në mënyre të heshtur, linjen e Europës Kristiane.

Por këta Salvinët tanë nuk i kuptova dot në këto orët në vazhdime…

Dilentatizmi i politikës tonë të jashtëme është padyshime një kampione e përmasave Gines.

Këtu nuk dua të kujtoje kur Ne, ulemi të barabarte me ruset, kinezët e amerikanët në çdo tavolinë ne keto 70 vitet e fundit dhe ku Ne, ne cdo bilaterale dalim fitimtare por te pakten na kurseni keto barazimet mediatike ku në një rresht ndihesh si Salvini..

“Ato qe ju bet dje per ne, sot ne po ju japim nje ndihme konkrete”

Mbi çdo gjë, ndihma që kanë dhën Perëndimorët migracionit tonë, s’ ka pasur asnjëher si pikë referimi klishet politike komuniste, ajo ka qen padyshim oksisgjeni më i madhë per njerzitë e lirë, dhe sigurishtë që ështe serbatori më i madhe per te mënjanuar këte mendësi burokratike tipike bolshevike.

Dhe kjo deklaratë është ofendimi më i madhë për këtë organizëm me përmasa jetike që për 30 vjet ka qen serbatori e oksigjeni per ekonomine shqiptare, akoma jo për politikën dhe jo për fajin e saj.

Kujtesa më jep të drejte se para pak ditësh kur bota ishte me syte në Genova ku ne ate tragjedi dy pjestar te kesaj organizate me permasa globale migracioni yne, humben jetën këta Salvinët tanë , Salvini as i pa në sallë për të qen në rolin e shtetarëve të paguar edhe nga taksat e ketij migracioni.

Hipokrizia nuk ka kufi, rroftë Salvini që na hapi rrugën e riciklimit veror

Une jam i mendimit se i vogli duhet të sillet siç i ka hije dhe do me vinte këtu nje raste konkret, ai Slloven.

Pastaj Humanizmi është një teme që në rastin në fjale do kerkonte shume moderim dhe shume largpamësi gjë për të cilen dyshoj shume ti identifikojë , duket më shumë një operacion marketingu politik kjo gjetja Salvinjane e Tiranës mbas pushimeve e rrezeve të verës.

Salvinet tanë nuk munden dot të futen në histori me tre rreshta deklarate e mbi të gjitha kur kanë dështuar si sistem, sepse deformuan një Shtet.

Atë të cilin ne deri tani për fat të keq të gjithë bashkë nuk ditem ta ndërtonim, me qellim…

Share: