Home KRYESORE Sazan Guri korrigjon datat dhe arsyet e festes bektashiane te pelegrinazhit në...

Sazan Guri korrigjon datat dhe arsyet e festes bektashiane te pelegrinazhit në malin e Tomorrit

ARSYEJA E TE PAREVE NGA SAZAN GURI

Nuk e kuptoj dot, sesi këta njerëz kanë harruar arsyen e të parëve të vet që ngjiteshin në Tomorr më 15 gusht dhe jo më 20-25 gusht. Që ngjiteshin në këtë Mal për të festuar, jo festën prej 400 vjetëve të Abaz Alisë, por për festën prej 12,000 vjetëve të Tomorr pellazgjisë, sepse në Tomor, qysh 12,000 vjet më parë festohej historikisht festa e Nalos, Zeusit, zotit të DODONËS në kujtim të ditës së shpëtimit prej përmbytjes së madhe, e thirur si në zanafillë festa e Noes, duke iu ngjitur Malit, si i ikur nga dukuria e tmershme e natyrës. Së paku, këta pelegrinë le të venë për festën prej 2000 vjetëve të Shën Mërisë, sepse institucionet fetare, qysh në krye të herës, si ajo krishtere e më vonë ajo Bektashiane, s’bën gjë tjetër, veçse kthyen festat e natyrës të shpikura me plot nur nga parakët në festa të kohës së besimit përkatës.

As krishterët, e as synitë, nuk do dinin të festonin ditët e zairesë së 7-15 gushtit, nëse kjo festë, që na identifikon me popullin parak tonin dhe atë europian, nuk vinte nga thellësitë e mijëvjeçarëve. Mund të theksojmë se ziarreti apo festa e zajreve e yshyreve organizohesh e bëhesh ndër pellazgët apo selët (suliotët e sotëm) e kësaj krahine nga data 07-15 gusht, me kulm diku aty nga data 10 gusht, prej të cilave u morr nga kristianët dhe u emblemua festa e shën Marisë më 15 Gusht, por që synitët bektashinj për ta bëtë të tyren e çuan më 20 deri 25 gusht. Po t’i pyesësh këta të fundit, se çfarë është kjo festë nuk të thonë gjë. Po mirë ata, po ky popull, aq memorje të vockël na paska? Kjo është se ç’është?!

Për datën 15 gusht si festë e Tomorrit e thotë prerazi edhe i madhi Ekrem Bej Vlora në librin me titull “Aus Berat und vom Tomorr” (nga Berati në Tomorr e kthim), i cili e cilëson si ditë, ku të krishterët i ngjiten malit për t’u falur Shën Mërisë. Ndün kütü e pranü Qytezes, nü njü shesh tü bukur thuhet se ka qene kishü e krishterü me emrin “Metamorfosa” ose “Shün Sotiri”, gjü e cila tregon thenia, ka qene ngrehur mbi faltore pagane. Po në fakt, ngjitja e malit e ka zanafillën qysh 12,000 vjet më parë, ku njeriu parak i hipi këtij mali për të shpëtuar kokën nga përmbytjet e fillimit të ngrohjes globale, ku niveli i detit në botë u rrit me mbi 120m.

Me një fjalë, këta pelegrinë harrojnë atë çfarë thuhet me shumicë në librat e historisë e të gjeografisë, se njerëzit ngjiteshin në këtë mal, jo për ha ha ha e tra la la, por për të respektuar kodet që iu ishin ngarkuar këtij Mali dhe tempullit të vet, si ajo që njerëzit ngjiteshin në majë të malit në kujtim të kohës së tërheqjes së ujërave, nëpërmjet së çarës së malit, pas përmbytjes së madhe, që d.t.th. nëse ti o njeri do të tallesh me ujrat e lumenjve, të deteve dhe oqeanëve, dhe nëse ato fryhen, si nga gabimet e tua apo kapriçiot e natyrës, është ky BabaMal, siç e poeton kaq ëmbël poeti ynë i madh, Xh.Spahiu që kokën të shpëton. Rreth këtij fakti na vjen edhe një hulumtim që ka bërë një tjetër studiues i huaj, i cili ka studiuar rrënojat në Tomorr, si ish konsulli grek në Berat më 1910 Emanuelis Rikakis dhe na thot se: Oresti, i cili vrau nënën e tij u fsheh në rrethinat e Tomorrit.

Madje, ndër faktet enigmatike ka edhe një të jetuar kohët e fundit, sa magjike aq edhe i vërtetë, kur sheh me sytë e tu se çfarë bën një gjë e gjallë kur kalon në satërin e gjakatarit njeri. Një plak i urtë takon një grup shefash të policisë së zonës përreth Tomorrit dhe i pyet se ku po shkoni o djema, me që njihte njërin prej tyre. Atje xhaxha të therim ndonjë dash. Po pse për të therur vihet atje – iu gjegj xhaxhai.

Nuk ta shpjegoj dot të tërën e atij Mali – vazhdon i urti t’ju thoj shefave “pak” si barkderra (me fal o miku im, shef B…., se vetë ma ke treguar – por kur të therni delen apo dashin, shikojeni sesi ajo do të kthejë kokën, si për t’u falur Majës së Tomorrit (Çukës së Peljes dhe jo Çukës së Abaz Aliut), duke i kërkuar ndihmë për mëkatet tuaja. Dhe ashtu me të vërtetë “të betohem për kuran e qerim” bëri deleja para se të jepte shpirt. U drejtua me fytyrë nga maja e Çukës dhe pastaj ra e përdhosur dhe e gjakosur. Kush të dojë le ta spjegojë, sa fakt, sa enigmë, sa dhe paradigmë.

Fig. – 4 Pamje nga kasapana një ditë më pas festës. A mund ta pranojë mali i shenjtë këtë gjak, kur ti vete falesh e lutesh që të mos bësh gjak?! Ndaj thot i madhi filosof Nice, se gjen një apo dy të marrosur, por kjo nuk është e vertetë për turmat.

Fakti tjetër është se, nëse dikur therej një apo disa desh sa për pastrim mëkatesh, por që gjaku binte në një gropë që të mos shkelej e të mos pëgëhej, duke mërmëritur prifti një lutje, e më vonë dervishët një fjalë si kabull-kabull dhe dashit i merrej e përbrendshmja, i lexohej nga prifti për fatet e fisit, të familjes apo të individit, dhe këmbësori duhet ta merrte menjëherë mishin e ta ndante me robtë e shtëpisë, por duke falur të madhen te të tjerët.

Fig. – 5 Pamje e e kurbanit nga pelegrinët me një apo dy gjedh, sa për të treguar nishanet dhe fatet e popujvë apo të fisit në lashtësi. Shikoni dhe krahasoni, sot ne modernët në mungesë totale personaliteti.

Share: