Home KRYESORE Soros flet për herë të parë për Kosovën, takon në Beograd Aleksandër...

Soros flet për herë të parë për Kosovën, takon në Beograd Aleksandër Vuçiç

Djali i Xhorxh Soros, Alexis, është takuar me presidentin serb Aleksandër Vuçiç në Beograd, ku dhe është diskutuar për ‘korrigjimin e kufijve’ me Kosovën.

Përmes një foto të publikuar në rrjetet sociale, Alexis ka zbuluar takimin me presidentin Vuçiç, për të cilin është shprehur mjaft i kënaqur për të vazhduar procesin e zgjidhjes për Kosovën, që sipas tij do të sjellë paqe, jo vetëm në Ballkan por në gjithë Europën.

Kjo është hera e parë që Soros flet hapur për ‘zgjidhjen’ për Kosovën. Është e paqartë se deri në çfarë pike mund të kenë shkuar bisedimet për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë që përfshin ‘korrigjimin e kufijve’, edhe pse ai është takuar edhe herë të tjera me Vuçiçin, Thaçin dhe Ramën.

Mirëpo, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai serb Aleksandër Vuçiç, vazhdojnë ende të kërkojnë mbështetje vendore e ndërkombëtare për shkëmbime territoriale.

Ndryshe nga SHBA-të, që duket se nuk do të pengojnë realizimin e këtij skenari, kancelarja gjermane është shprehur kundër kësaj ideje.

Në Kosovë, të paktën deri tani, presidenti Thaçi nuk ka mbështetjen e asnjë subjekti politik.

Por jo vetëm kaq, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka paralajmëruar luftë nëse preken kufijtë. Nga Lugina e Preshevës, liderët politik janë pro idesë për ndërrime territoresh. Megjithatë, mbetët për t’u parë se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim…/opinion.al

Share: