Home KRYESORE Sugjerimet e Shijes: Spicy Yakisoba – recetë kineze

Sugjerimet e Shijes: Spicy Yakisoba – recetë kineze

Kjo recetë është e shpejtë dhe e lehtë për tu përgatitur.
Përbërësit:

• 1 pako Chinese egg noodles (noodles kineze me vezë)
• 1 lugë supe me vaj susami
• 3 lugë supe me vaj ulliri
• 2 copa mishi derri të prerë në copa të vogla
• 1 kokërr të vogël më lakër jeshile
• 1 spec i kuq, i prerë me copa
• Xhinxher
• Bozilok
• 2 karrota, të copëtuara
• Mund të shtoni perime të ndryshme
(sipas dëshirës)
• 1/4 filxhani me salcë soje
• Pak sheqer
• 1/4 filxhan Tabasco Mild Hot Sauce
• 1 qepë e njomë, e copëtuar vetëm pjesa e bardhë
• Tabasco Hot Sauce

Përgatitja

Një tenxhere me ujë e vëmë në zjarr i hedhim kripë dhe e lëmë të vlojë. Pas vlimit shtojmë noodles dhe e lëmë në zjarr vetëm 3 minuta. I kullojmë dhe i hedhim ujë të ftohtë. Noodles i shtojmë vajin e susamit për të mos u ngjitur dhe e lëmë mënjanë.

Në një tigan të madh hedhim vajin e ullirit dhe e vëmë në zjarr të mesëm. Shtojmë xhinxherin dhe e lëmë rreth 1 minutë sa të lëshojë aromë. Shtojmë mishin e derrit dhe e gatuajmë për rreth 5 minuta ose derisa mishi të marrë një ngjyrë kafe.

Shtojmë bozilokun, specin e kuq, lakrën dhe karrotat në tigan dhe i i lëmë në zjarr derisa perimet të zbuten duke i shtuar pak ujë që të mos ngjiten.

Ndërkohë, përzierje salcën e sojës, Tabasco Mild Hot Sauce dhe Tabasco Hot Sauce. Kur perimet janë zbutur, shtojmë noodles dhe përzierjen e salcave. I trazojmë dhe i vëmë në zjarr sa të ngrohen.

Perberesit i gjeni ne rrjetin e dyqaneve Neranxi.

Share: