Nëse kohët e fundit nuk keni qenë mirë me humorin ju këshillohet të hani disa ushqime specifike, të cilat do t’ju japin energji pozitive.
Ndiheni poshtë me humorin, pak depresiv dhe nuk doni të bëni asgjë? Mund të ndodhë, por nëse kjo lloj situate zgjat shumë, ju vijnë në ndihmë edhe ushqimet. Në fakt ekzistojnë disa ushqime që mund të ndihmojnë në përmirësimin e humorit, duke ju “karikuar” me energji pozitive për ta përballuar jetën me më shumë lehtësi. Të shohim bashkë se për cilat ushqime bëhet fjalë:
Kiwi
Sipas një studimi të fundit nga Universiteti Otago, ngrënia e dy frutave kivi në ditë do t’i bëjë mirë jo vetëm shëndetit, por edhe humorit tuaj; do t’ju japë energji më të madhe. Rreth 54 të rinj hëngrën kush dy dhe kush një kivi në ditë për 6 javë. Të parët manifestuan më pak simptoma depresive dhe më pak lodhje fizike e mendore në krahasim me këta të dytët.
Çokollata
Tashmë ka hyrë në përdorim edhe çokollata për t’ju përmirësuar humorin. Bëhet fjalë për një ushqim të pasur me magnez, i cili luan rol jetik në rritjen e mirëqenies psikologjike.
Perimet me ngjyrë jeshile
Përmbajnë substanca të tilla si polifenolin dhe vitaminën K, që do t’ju japin një rritje të konsiderueshme të energjisë fizike dhe psikologjike, ndërsa ju do të ndiheni më pak të lodhur dhe me një ndjesi më të mirë të brendshme dhe të jashtme.
Arrat
Ato janë shumë të pasura me Omega 3. Këto janë acide yndyrore të cilat janë thelbësore për shëndetin e trupit dhe për këtë arsye edhe për mirëqenien e psikikës tuaj.
Speci i kuq ose piperi
Është pikant, por nuk është e nevojshme ta ekzagjeroni. Ka një sërë të mirash, mes të cilave veti të forta antidepresive të cilat për rrjedhojë ju japin humor të mirë.
Banania
Kjo frutë, e pasur edhe me kalium, ka aftësinë të rrisë nivelin e serotoninës apo të hormonit të famshëm të humorit.
Bajamet
Edhe për bajamet vlen e njëjta gjë si për çokollatën. Ato janë shumë të pasura me magnez dhe janë një ushqim shumë i rëndësishëm për trurin.
Tërshëra
Është një ushqim me qasje të ndryshme për shëndetin. Tërshëra në vetvete është një substancë e cila përmban vlera të konsiderueshme qetësuese dhe antidepresive.
Te gjitha mund ti gjeni ne rrjetin e dyqaneve Neranxi