Home KRYESORE Tre ministra japin dorëheqjen pas aksidentit tragjik; Ku do thoni ju? mesojeni…

Tre ministra japin dorëheqjen pas aksidentit tragjik; Ku do thoni ju? mesojeni…

Tre ministra bullgarë, përfshirë atë të Brendshëm, dhanë sot dorëheqjen, një javë pas një aksidenti të rëndë rrugor me një bilanc tragjik me 17 të vdekur që u shoqërua me reagime të ashpra dhe akuza për korrupsion.

Ministri i Transporteve, Ivajlo Moskovski, ai i Zhvillimit Rajonal, Nikolai Nankov dhe i Brendshëm, Valentin Radev dhanë dorëheqjen me kërkesë të kryeministrit të qendrës së djathtë, Bojko Borisov.

“Ministritë tona nuk mundën të parandalonin këtë tragjedi”, deklaroi Radev.

Të shtunën pasdite, nën një mot të keq me shi të rrëmbyeshëm, autobusi me turistë bullgarë, pasi kishin vizituar një manastir në një rajon malor në veri të Sofjes, ka dalë nga rruga duke rënë në shtratin e një lumi.

Shtatëmbëdhjetë pasagjerë vdiqën dhe 21 janë të shtruar në spital, katër janë në gjendje kritike për jetën.

Grupi i ekspertëve konstatoi se rruga pranë qytetit Svogue ishte e rrëshqitshme në kthesën ku u shënua aksidenti./panorama

Share: