Home Gjeo-Ekonomia Turqi/Thellohet kriza ekonomike pas deklaratave të Trump për taksat mbi çelikun dhe...

Turqi/Thellohet kriza ekonomike pas deklaratave të Trump për taksat mbi çelikun dhe aluminin

US President Donald Trump (L) talks to Turkeyís President Recep Tayyip Erdogan (R) at NATO headquarters in Brussels, Belgium, 11 July 2018. NATO countries' heads of states and governments gather in Brussels for a two-day meeting. /Pool via REUTERS - RC13CF6D4C90

Kriza ekonomike e Turqisë është thelluar më tej pasi Donald Trump njoftoi se po dyfishon tarifat e importit të SHBA për çelikun dhe aluminin turk, duke nxitur edhe me tej renien e lirës turke dhe tregjeve financiare.

Liria turke ra më shumë se 20% kundrejt dollarit pasi presidenti Tramp njoftoi këtë veprim, pas mosmarrëveshjeve midis Uashingtonit dhe Ankarasë lidhur me burgosjen e pastorit amerikan.

Rritja e taksave do të jetë 50% mbi çelikun turk dhe deri 20% mbi alumin.

”Unë sapo autorizova një dyfishim të tarifave të çelikut dhe aluminit turk, pasi monedha e tyre, Lira turke, kanë rënë shpejt kundrejt dollarit tonë shumë të fortë! Alumini tani do të jetë 20% dhe hekuri. Marrëdhëniet tona me Turqinë nuk janë të mira në këtë kohë” Deklario nëpërmjet Tëiter Presidenti Amerikan, Donald Trump.

Edhe para deklaratës së Trump, lira kishte rënë 14% pasi investitorët nxituan të shesin lira kundrejt dollarit dhe monedhave të tjera. Lira ka qenë nën presion të vazhdueshëm, duke rënë me gati 50% kundrejt dollarit në 12 muajt e fundit dhe duke shënuar një sërë rekordesh këtë javë.

Inflacioni shënoi 15.9% në muajin korrik, më shumë se pesëfishi i normës mesatare në vendet e zhvilluara, teksa huamarrja e qeverisë në monedhat e huaja është rritur në mënyrë të rrezikshme.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan u përpoq të rivendosë besimin mbi monedhën të premten duke përdorur një fjalim, të mbushur me retorikë nacionaliste, por i vakët për të qetësuar tregjet ndërkombëtare të këmbimit.

Duke folur para ndërhyrjes së fundit të Trump në Tëitter, Erdogan hodhi poshtë rënien e monedhës si luhatje artificiale financiare. Ai shtoi se Turqia do “t’u përgjigjet atyre që fillojnë luftën ekonomike”.

Tregjet financiare reaguan keq dhe tregjet e aksioneve në të gjithë botën ranë pas deklaratave midis Trump dhe Erdoganit./ Monitor

Share: