U tha pak kohë më parë se Anglelina Jolie ka në plan të adoptojë një tjetër fëmijë, megjithëse çështja e kujdestarisë së fëmijëve nga martesa me Brad Pitt nuk ka përfunduar ende, përkundrazi. Burime të ndryshme raportojnë se aktorja nuk lëshon pe; zemërimi i ka errësuar sytë sa shkon deri aty sa të ndërpresë komunikimin me palëve.
Pothuajse dy vite pas paraqitjes së divorcit, kujdestaria e fëmijëve po përkeqësohet dita-ditës.
“Ajo ka kundërshtuar të marrë pjesë në seanca ndërmjetësimi dhe këshillimi të mbikëqyrur nga gjykata, ndërkohë që Brad është i gatshëm të bashkëpunojë”, thotë një burim pranë tyre.
Sikur të mos mjaftonte, avokatja e saj braktisi çështjen pak ditë më parë duke u shprehur se Angelina është bërë mizore dhe s’mund të flitet me të.
360grade.al