Home KRYESORE Video/ Këngëtarja shqiptare bën shqiponjën, anëtari serb i jurisë hakmerret

Video/ Këngëtarja shqiptare bën shqiponjën, anëtari serb i jurisë hakmerret

Në Bled të Sllovenisë është mbajtur edicioni i pestë i Festivalit të Këngës për Fëmijë, adoleshentë dhe të të rritur “Blejski zlati mikrofon” (Mikrofoni i artë i Bledit)

Por një incident ka përshkuar fundin e këtij festivali kur në skenë është ngjitur këngëtarja me origjinë shqiptare Daorsa Sopa, e cila përfaqësoi Kosovën në këtë festival.

Në përfundim të performancës së saj, Daorsa ka përshëndetur të pranishmit duke bërë me duar simbolin e shqiponjës.

Por kjo gjë nuk është pëlqyer nga anëtari serb i jurisë, i cili menjëherë është hakmarrë duke i dhënë pikët minimale.

Shkak për pikët minimale mund të ketë qenë edhe fakti që këngëtarja ishte nga Kosova, një shtet me marrëdhënie të komplikuara me Serbinë e cila vazhdon të mos e njohë.

Share: