Home KRYESORE (VIDEO) Sherr mes udhëtarëve dhe punonjësve të portit në Durrës

(VIDEO) Sherr mes udhëtarëve dhe punonjësve të portit në Durrës

Disa qytetarë që udhëtojnë në drejtim të Italisë janë përfshirë në një sherr me punonjësit e sigurisë në Portin e Durrësit.

Shkak për këtë sherr është bërë vonesa me 6 orë e nisjes së tragetit e cila ka irrituar udhëtarët që janë rebeluar ndaj punonjësve të sigurisë.

Nisja e tragetit u vonua për 8 orë me radhë, duke mos u dhënë asnjë përgjigje pasagjerëve dhe kjo ka shkaktuar tensione tek ta.

Fëmijë, gra dhe të moshuar qendruan 8 orë në vapë duke pritur që trageti të niset. Kjo bëri që situata shkoi deri në përplasje fizike. Ka qenë një pasagjer italian i cili ka filmuar të gjithë skenën dhe më pas e ka publikuar atë në rrjetet sociale.

Disa qytetarë që udhëtojnë në drejtim të Italisë janë përfshirë në një sherr me punonjësit e sigurisë në Portin e Durrësit.

Share: