Regjistrimet në gjimnaze do të nisin më datën 27 Gusht dhe i vetmi dokumentacion që nevojitet është dëftesa e lirimit.
Por për tu ulur në bangat e gjimnazeve më të lakmuar të kryeqytetit edhe këtë vit do të jetë e vështirë.
Përballë kërkesave të larta që i tejkalojnë kapacitetet pritëse këto institucione të arsimit të mesëm kanë vendosur disa kritere. Drejtoresha e shkollës “Sami Frashëri” Teuta Dobi thotë se në përzgjedhjen e nxënësve do të ndikojnë kriteri i vendbanimit si dhe mesatarja.
“Po të marrin në konsideratë të gjitha kërkesat që ka për të studiuar në gjimnazin “Sami Frashëri” ato i kalojnë mundësitë e shkollës tonë”, shprehet Dobi.
Pra nëse do të ruajmë këtë numër klasash që kemi, janë 520 nxënës që duhet të fillojnë vitin e parë, por kërkesat janë 2-3 fishuar këtë vit. Unë si drejtuese kam zbatuar kriteret që janë vendosur nga ministria e Arsimit për të pranuar nxënësit nga 3 shkolla, “Lidhja e Prizrenit”, “Fan Noli” dhe “Servete Maçi”.
Për nxënësit e tjerë, të cilët nuk plotësojnë këto kritere, Dobi ka një apel.
“Gjej rastin që ti them prindërve që ta çojnë fëmijën në një shkollë afër vendbanimit.”
Regjistrimet në gjimnaze përfundojnë më datën 10 shtator, ndërsa viti i ri shkollor do të nis më datën 17 të po këtij muaji.