Safet Bajri përplas qeverinë shqiptare me atë të Belgjikës. Sipas asj që zbulojnë mediat belge, autoritetet shqiptare kanë shprehur pakënaqësi që Belgjikës i janë dashur 5 muaj për të dorëzuar vendimin në mënyrë që Shqipëria të mund të arrestonte kriminelin e kërkuar Safet Bajri. Në këtë periudhë, klani i tij “kreu krime të rënda, përfshirë dhe vrasjet”, – citohet zv.ministri i Brendshëm, Besford Lamallari nga media belge“De Morgen” dhe programi“Terzake”.
Këtë fundjavë Safet Rustemi (Bajri), një kriminel që kërkohej nga Belgjika, është arrestuar në kryeqytetin shqiptar, Tiranë. 10 bashkëpunëtorë të tij janë arrestuar gjithashtu, dy prej të cilëve në Holandë. Policia shqiptare ka qenë në ndjekjen e klanit për muaj me përgjime telefonike dhe madje edhe dronë.
Por sipas qeverisë shqiptare Safet Bajri (i cili vepron në Belgjikë me mbiemrin Rustemi) mund të ishte kapur shumë më herët, në qoftë se Belgjika nuk do rrinte duarkryq duke dorëzuar aktgjykimit të gjykatës belge.
“Autoritetet shqiptare kanë kërkuar disa herë, që nga prilli për vendimin e gjykatës kundër Bajrit”, – thotë zv.ministri shqiptar për Lamallari.
Ky vendim duhej të bënte të mundur që Rustemi të vuante dënimin e tij në Shqipëri. Belgjika nuk ka marrëveshje me Shqipërinë për ekstradimin e shtetasve.
Një tjetër anëtar shqiptar i qeverisë, i cili nuk identifikohet, vlerëson bashkëpunimin me autoritetet holandeze në këtë hetim, por flet për pengim kur përmend Belgjikën.
“Nëse dëshmia e atij ndëshkimi do të kishte ardhur 4 muaj më parë, 4 vrasje mund të ishin parandaluar”,– tha anëtari i qeverisë duke shtuar:“Është një dështim [nga belgët]”.
“Në javët dhe muajt e fundit, në Shqipëri, më saktësisht në Shkodër, janë kryer krime të rënda, përfshirë vrasjet dhe grabitje”, – thotë Lamallari. “Ekziston një hetim i grupit për këto krime, të cilat mund të ishin shmangur”.
Rustemi u dënua në disa raste në Belgjikë dhe u kërkua që t’i vuante këto dënime ne Belgjikë. Në korrik pati një çudi pasi policia federale belge e vuri Rustemin në listën e saj të më të kërkuarve, ndërsa Zyra e Imigracionit e kishte deportuar atë një vit më parë.
“Zyrtari ndërlidhës shqiptar dhe ambasada kanë kërkuar disa herë vendimin”, – thotë Lamallari.
“Ministri shqiptar i Punëve të Brendshme, policia dhe prokurori publik kanë bërë presion mbi autoritetet belge për ta përshpejtuar procesin, por vendimi i gjykatësit arriti vetëm në shtator”.
Ministria shqiptare e Punëve të Brendshme kohët e fundit ngriti çështjen me Sekretarin e Shtetit për Azilin dhe Migracionin Theo Francken (N-VA). Kjo konfirmon që vendimi është kërkuar, por thekson se kjo është një çështje për Drejtësinë.
Ministri i Drejtësisë Koen Geens reagoi ne programin Terzake. Ministri merr përgjegjësinë për vonesën e dokumenteve të dorëzuara – të cilat, sipas tij do kohen e vet të përkthehen – por thotë se kjo është vetëm “një pjesë e vogël e fakteve”.
“Rustemi ishte dyshuar për vrasje të mëdha në Shqipëri që nga vitin 2001″, – tha ministri Geens.
“Në Belgjikë, kjo është arsye e mjaftueshme për një arrestim. Më 26 dhjetor të vitit të kaluar e bëri përsëri një atentat në qytetin e tij. Përsëri, ai nuk u arrestua. Atëherë është e çuditshme të thuhet se vonesa erdhi për shkak të faktit se dokumentet belge qe arritën shumë vonë”, – përfundoi ministri belg duke i kthyer përgjigje ankesës së zv.ministrit shqiptar Lamallari.©përgatiti LAPSI.al