Kreu i PD-së, Lulzim Basha, të mërkurën, publikoi një video me deklarata kundërthënëse të kryeministrit Edi Rama në lidhje me kanabizimin e vendit, krimin dhe vettingun në politikë.
Video e publikuar në profilin e kreut të PD-së në Facebook është shoqëruar me diçiturën se politikanët e lidhur me krimin duhet të largohen. Për Bashën, politika ka nevojë për një vetting pa vonesë.
Në videon e publikuar nga Basha, shkruhet se 3 vjet më parë kryeministri i vendit e mohoi se kishte futur kriminelë në Kuvend, por me datë 20 shtator 2018, Edi Rama u shpreh se për shkak të ligjit të dekriminalizimit në totalin e vetë kanë ikur vetëm 5 veta.