Home KRYESORE Greqia asgjëson 4.6 tonë domate nga Shqipëria dhe Italia

Greqia asgjëson 4.6 tonë domate nga Shqipëria dhe Italia

Greqia ka bllokuar në tregun e saj 4602 kg domate të importuar nga Italia dhe Shqipëria, pas analizave që treguan nivel të lartë pesticidesh.

Mediat greke bëjnë me dije se inspektimi është bërë nga Departamenti i Kontrollit të Cilësisë dhe Drejtoria e shëndetit të bimëve të ekonomisë rurale të Pireut.

Në mënyrë të veçantë, pas inspektimeve dhe marrjen e mostrave në domatet e importuar nga dy kompanitë tregtare bujqësore nga Italia dhe Shqipëria dhe pas testimit laboratorik, mbetjeve të pesticideve janë zbuluar në përqëndrime të larta se limitet maksimale të lejuara.

Pas kësaj, produktet u tërhoqën drejtpërdrejt nga konsumimi dhe u shkatërruan në përputhje me dispozitat e legjislacionit aktual.

Verifikimet dhe marrjen e mostrave të ushqimit do të vazhdojnë me intensitet në të gjithë zinxhirin ushqimor dhe në të gjitha pikat e shitjes./Opinion.al

Share: