Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka denoncuar një skandal rastin e kërcënimit të 2 gazetarëve në Librazhd.
Sipas Boçit, një biçim-biznesmeni Lulzim Hazballa, që fiton të gjitha tenderat në zonën e Librazhdit me mbështetje politiko-klienteliste, ka kërcënuar me vrasje, gazetarët e ABC News, Agim Blloshmi dhe Ediola Terziu, se këta po “fusin hundët” në tenderat e tij.
Deputeti i PD ka publikuar mesazhet e gazetarit Agim Blloshmi dhe të dokumentit të kallëzimit në polici, ndërsa thekson se pavarësisht se ka qenë i pranishëm në vendngjarje dhe një oficer policie, nuk ka pranuar të ndërhyjë.
Postimi i plotë i Luçiano Boçit:
LIRI KRIMIT!
VDEKJE GAZETARËVE!
Kjo është motoja e re e pushtetit, që përdoret si AS-i nën mëngë dhe që i mban ende në karrige.
Dhuna verbale live e Kryeministrit ndaj gazetarëve “të pabindur” amplifikohet në kërcënime të drejtpërdrejta jete ndaj gazetarëve, nga “xhigitët” e tij.
Kjo ka ndodhur dhe sot si në shumë raste të tjera kohëve të fundit.
Në Librazhd, biçim-biznesmeni Lulzim Hazballa, që fiton të gjitha tenderat në zonën e Librazhdit me mbështetje politiko-klienteliste, kërcënon me vrasje, gazetarët e ABC neës, Agim Blloshmi dhe Ediola Terziu, se këta po “fusin hundët” në tenderat e tij.
I pranishëm në vendngjarje ka qenë dhe një oficer policie, i cili nuk pranoi të ndërhynte, sipas kërkesës së përsëritur të gazetarëve, me justifikimin banal se donte një lajmërim nga 129-a.
Gazetarët kanë bërë kallëzim, por policia dhe prokuroria nuk vihen ne lëvizje, ndërkohë që duhet të ishte ndaluar menjëherë dhe ndaj tij të fillonte procedimi penal.
Banda e pushtetit, pavarësisht veshjes apo aureolës që i vendos vetes, kërkon të mbysë çdo zë të vërtetë dhe çdo reagim gazetaresk.
Ose me joshje ose me dhunë.
Fjalët solidare pas ekraneve nuk kanë më vlerë.
Duhet reagim…