Kryetari i grupit të PS, Taulant Balla ka reaguar sërish pas denoncimit të një oficeri policie se është kërcënuar me jetë për të mos arerstuar djalin e deputetit Rrahman Rraja. Sipas oficerit, Emiljano Nuhu, kërcënimi është bërë në prezentë të Taulant Ballës në korrik të këtij viti në postën e policisë së Fushë-Krujës.
Postimi i plotë në facebook:
Hedh nje i marre nje gure ne lume dhe 100 te mencur s’e nxjerrin dot, thote populli!
Por jo, kjo qe po shoh sot eshte me keq.
“Te mençurit” e dine fare mire cfare marrezie eshte kjo shpifje qe jane turrur ta pasqyrojne me nje zell te madh, vetem pasi e nxorra une vete!
Kjo sajese e ndyre dhe e verifikueshme pa veshtiresi nga cdokush qe publikon lajme, ka nje qellim te qarte: Te coje uje ne mullirin e prishur te Lulzim Bashes! Une s’kam shkelur as ne Kruje gjatë vitit te fundit dhe jo me ne komisariatin e Krujes i armatosur. Une e provoj lehtesisht ku kam qene ate dite qe maskarai i paguar apo i paturp apo te dyja bashke, ka bere kete leter per te perfituar azilin politik.
Dhe do ta provoj ne gjyqin e radhes qe do te kem me Lulzim Bashen per kete ceshtje. Raportet mjekesore nuk do ta shpetojne Lulzimin nga pasojat juridike te genjeshtrave te tij.
Ndersa disa mediave hiena qe ushqehen me mishra te ngordhur u kam lene Zotin se tjeter s’kam c’u them!