Home KRYESORE Kikia: Prokuroria të shkrihet. Të bie qeveria nëse çështja nuk zbardhet.

Kikia: Prokuroria të shkrihet. Të bie qeveria nëse çështja nuk zbardhet.

Rexhep Rraja, djali i deputetit të PS në Krujë, Rrahman Rraja që akuzohet se ka dhunuar një vajzë në Nikël rezulton person në kërkim policor që prej qershorit 2017. Fakti është zbuluar mbrëmjen e sotme, nga gazetari Mentor Kikia në emisionin “Opinion”.

“Djali i deputetit Rraja, është një person me precedent penal, i kërkuar për vepra të tjera penale, është njoftimi i policisë ky që është në kërkim, që nga data 24/06/2017, ndërkohë që ky hynte dhe dilte nga komisariati dhe merrte vajzën”, është shprehur Kikia.

Ai tërhoqi vemendjen se ngjarja është tejet e rëndë dhe nëse nuk zbardhet plotësisht, porkuroria duhet të shkrihet, madje duhet të bie edhe qeveria.

“Një vajzë rrihet, digjet me cigare, bredh në komisariate dhe nuk i merret denoncimi. Dhunohet prapë, ndërsa ju merreni me faktin a ishte apo jo Taulant Balla në komisariat (i drejtohet Artan Hoxhës e Basir Collakut).

Ka vetëm një detyrim madhor. Prokuroria o duhet ta zbardhë këtë ngjarje, o duhet të shkrihet fare. Këtu Fushë-Kruja na shfaqet si një provincë e Meksikës ku kapoja merr të gjithë të arrestuarit e nxjerr jashtë”, tha Kikia në sutidon e Opinion./Opinion.al

Share: