Home KRYESORE Dhuna ndaj Xhiseldes, reagojne deputetet socialiste: Ndëshkimin ligjor të pergjegjësit

Dhuna ndaj Xhiseldes, reagojne deputetet socialiste: Ndëshkimin ligjor të pergjegjësit

Grupi i Grave Deputete të Partise Socialiste dënon çdo lloj forme dhune dhe mbështet e inkurajon institucionet përkatëse ne kryerjen deri në fund të te gjitha procedurave të nevojshme për nxjerrjen e përgjegjësive dhe ndëshkimin ligjor të pergjegjësit për dhunën e ushtruar mbi vajzën Xh.M.

Grupi i grave deputete të PS ka në prioritet të punës ndër të tjera edhe luftën kundër dhunës me bazë gjinore si dhe mbrojtjen e viktimave të saj. Ne kemi nje qëndrim të palëkundur kundër çdo rasti dhe forme të dhunës ndaj grave dhe vajzave, përfshirë edhe abuzimin për qëllime politike me viktimat e dhunes.

Ashtu siç mbeshtesim dhe inkurajojme organet kompetente të shkojnë deri në fund të hetimit e të ndëshkimit të këtij rasti, dënojme publikisht sulmet e shëmtuara politike dhe mediatike ndaj Policisë së Shtetit apo kryetarit te grupit tonë parlamentar.

Duke e përshëndetur deklarimin publik të qëndrimit solidar ndaj vajzës së dëmtuar, nga ana e kolegeve tona të opozitës, u bëjmë thirrje atyre të ndikojnë në ndalimin e keqpërdorimit publik të vajzës për motive politike. Shpifjet dhe gënjeshtrat me të cilat opozita po përpiqet të ngarkojë opinionin publik, jane dhunë publike ndaj saj. E cila meriton drejtësi dhe vetëm drejtësi!

Share: