Home KRYESORE Dhunimi i vajzës nga djali i deputetit socialist, me ne fund reagon...

Dhunimi i vajzës nga djali i deputetit socialist, me ne fund reagon Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, të shtunën, reagoi për herë të parë për dhunimin e Xhisiela Malokut nga djali i deputetit socialist, Rrahman Rrahja.

Përmes një shënimi te shkurter në Twitter, Edi Rama deklaron se dhuna ndaj vajzës është e pafalshme, si dhe e barazin kete si po aq te pafalshëm me abuzimin politik me vajzën.

Ai shprehet se policia ka bërë detyrën, pa i bërë asnjë favor djalit të deputetit dhe sipas tij, ata që hungërrijnë si derra në llucën e gërrgërreve politike e mediatike po ridhunojnë vajzën!

Reagimi i Edi Ramës

Dhuna ndaj vajzës është e pafalshme!Po aq i pafalshëm është abuzimi politik me vajzën. Policia ka bërë detyrën pa i bërë asnjë favor djalit të deputetit. Ata që hungërrijnë si derra në llucën e gërrgërreve politike e mediatike po ridhunojnë vajzën.Për ne askush s’është mbi ligjin.

Share: