Home KRYESORE Efi Neranxi: “Në shkollën tonë kulinare dominon kuzhina italiane!

Efi Neranxi: “Në shkollën tonë kulinare dominon kuzhina italiane!

Instituti kulinar i themeluar nga babai i saj Nikollaq Neranxi po përgatitet të inaugurojë vitin e ri formues me më shumë se një mijë studentë kuzhinier të së ardhmes dhe ambasadorë të shijes: “80% e aktiviteteve tona e vlerësojnë përsosmërinë italiane nëpërmjet bashkëpunimeve me partnere italiane. Ne importojmë jo vetëm produkte por ide”.

Nga Alessandro Zorgniotti

E re, por me një trajnim domethënës te fortë italian dhe ndërkombëtar që e udhëheq atë të bëhet një menaxhere e shkëlqyer e biznesit të familjes themeluar nga babai i saj Nikollaq  Neranxi, që është një pikë referimi dhe sinonim i cilësisë gastronomike të mire konceptuara që nga zgjedhja e lëndëve të para dhe përbërësve te tyre si një shumëllojshmëri e recetave të gatimit në sektorin e turizmit dhe hotelerisë, jo vetëm në Shqipëri. Ajo është Efi Neranxi, e cila na pret në zyrën e saj për intervistën që korrespondenti i Radio Radicale te Italisë, Artur Nura ne rubrikën “Shqipëria Italisht Folëse”.

Efi, në fakt, avantazhohet me eksperiencën pesëvjeçare italiane në Firence nga ku ajo ka përfituar njohuritë e vendit të Dantes, nga pikëpamja e mësimit të gjuhës dhe traditës së tryezës. “Kam studiuar në Santissima Annunziata, një shkollë me konvikt për vajzat e famshme dhe gjithashtu e frekuentuar edhe nga pasardhësit e Shtëpisë së Savojës. Kam ndjekur shkollën e mesme së bashku me motrën time – pasi kam studiuar në shkollën e mesme Galilei këtu në Tiranë – dhe pastaj kemi vazhduar aktivitetin mësimor, unë në Nju Jork dhe ajo në Kinë, dhe planifikoj të bëj studimet të Phd në Londër së shpejti “.

Trajnimi në Itali vazhdon të luajë një rol strategjik:

“Familja ime është me origjinë nga Himara, por në një sektor si yni, vlera e shtuar italiane mbetet një tipar identifikues dhe dallues. Italia krijon tendenca të rëndësishme në sektorët strategjikë siç janë moda dhe ushqimi. 80% e bashkëpunimeve me jashtë te kompanisë tonë vijnë nga Italia dhe, biznesi ynë i themeluar nga babai im Nikollaq Neranxi, ka sjelle ne Shqipëri markat më të mira të ushqimit përfaqësues të Belpaeses, Italisë”.

Nuk është vetëm një çështje e importeve materiale të produkteve dhe përbërësve, thekson Efi: “Ne duam të sjellim këtu krijimtarinë Made-in-Italy. Shqipëria po përjeton një fazë shumë të rëndësishme të rritjes ekonomike, por si vend në zhvillim duhet të forcojë aspektet e lidhura me kapacitetin kreativ dhe inovacionin, dhe Italia është modeli kryesor për ne. Jo vetëm një e treta e mësuesve të shkollës sonë është italiane, por kuzhinierët shqiptarë që punojnë me ne kanë fituar ne specializimet e tyre dhe praktikën në Itali, kështu që mund të themi se studentëve tanë u ofrojnë programe trajnimi dhe pjatat e duhura me Italinë brenda tyre!

Për më tepër, në mënyrë periodike ekspertë dhe specialistë italiane vijnë në kompaninë tonë këtu në Tiranë, me të cilët dëshirojmë të thellojmë aspektet që lidhen me prezantimin e jashtëm dhe pjesën artistike të produktit gastronomik, dhe në këtë cilësi Italia është një mësues universal i papërsëritshëm”.

Inaugurimi i vitit të Shkollës kulinare Neranxi është duke u organizuar si një “event i madh me shumë aspekte të reja në krahasim me vitet e kaluara dhe, në prerjen e shiritit do të kemi mbi një mijë studentë tanët, me të cilët do marrin jetë mijëra shije në menutë tona”.

Instituti i Kulinar, në vitin e dhjetë të njëpasnjëshëm të aktivitetit te tij shkollor, është një kartëvizite speciale për një biznes familjar që ka qenë aktiv për njëzet vjet dhe po përjeton një zhvillim të fortë edhe në Kosovë dhe Maqedoni, duke u bërë ambasador i një shije që gjithashtu udhëton si inovacion në 4 rrotat e autobusit të restorantit të udhëtimit Neranxi.

Gëzuar vitin shkollor dhe punë të mbarë gatimeve speciale!

Share: