Home KRYESORE Fëmijët protestojnë sjelljet e prindërve: “Luaj me mua, jo me smartphone”

Fëmijët protestojnë sjelljet e prindërve: “Luaj me mua, jo me smartphone”

150 fëmijë kanë marrë pjesë në një protestë të organizuar në rrethin e Saint Paul-it të Hamburgut, për t’iu kundërvënë përdorimit të tepruar të smartphon-eve nga ana e prindërve.

Thirrja në “Facebook” e 7-vjeçarit Emily Rustige, “Luaj me mua, jo me smartphone-n”, çoi në organizimin e demonstratës dhe për më tepër, u shndërrua në sloganin që përdorën organizatorët e saj.

7-vjeçari mësohet se u kujdes që të bindte prindërit e tij për të shkuar në stacionin e policisë, për të kërkuar autorizimet e nevojshme për të marshuar me bashkëmoshatarët.

“Bëjmë rrëmujë për shkak se ju shikoni telefonin tuaj”, “Vendosni aeroplan mode, tani na takon ne”, ishin disa nga mesazhet e shkruara në posterët e mbajtur nga protestuesit e vegjël në rrugët e Hamburgut.

Fëmijët, të shoqëruar nga zbatuesit e ligjit, donin të kërkonin të drejtën e tyre për herë të parë në mënyrë origjinale.

Ne kemi menaxhuar seriozisht demonstratën e fëmijëve, sikur të ishte organizuar nga të rriturit”, tha një zëdhënës i zbatimit të ligjit.

👦👧: Play with me! Not with your phones! pic.twitter.com/C4t03anpmi

— DW News (@dwnews) September 9, 2018

s.a/dita

Share: