Home KRYESORE Kërcënoi gazetarin, Buraku hetohet në gjendje të lirë

Kërcënoi gazetarin, Buraku hetohet në gjendje të lirë

Korrespondenti i Report Tv në Kurbin, Julian Shota pretendon se është kërcënuar me jete, teksa ka shkuar të filmonte pasojat e një shpërthimi me tritol.

Policia thote se Llesh Buraku, personi qe dyshohet se kercenoi gazetarin po hetohet ne gjendje te lire për veprën penale “Kanosje për shkak të deyrës” dhe jo për armëmbajte pa leje.

“Rreth orës 15:00, është paraqitur pranë Komisariatit të Policisë Kurbin shtetasi J.Sh. i cili ka kallëzuar se rreth orës 07:00, ka shkuar për të pasqyruar ngjarjen e ndodhur në lokalin ku i është vendosur lëndë eksplozive, dhe është kërcënuar me armë zjarri nga pronari u lokalit, për moslejimin e filmimit të vendngjarjes.

Me marrjen e informacionit nga njoftimi i shtetasit J.Sh. tek Policia e Lezhës rreth orës 09:00, është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e Drejtuesit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, duke kryer të gjitha veprimet hetimore konform rregullave.

Nga kontrollet e ushtruara në ambientet në pronësi të shtetasit Ll.B., nuk është konstatuar asnjë armë zjarri apo send tjetër i kundraligjshëm”, thuhet ne njoftim.

Per denoncimin e gazetarit ka reaguar edhe OSBE qe kerkon te zbardhet ngjarja nga autoritetet shqiptare./opinion.al

Share: