Home KRYESORE Kritikoi policinë, Rama përjashton deputetin e PS në Kurbin: Le të shërbeje...

Kritikoi policinë, Rama përjashton deputetin e PS në Kurbin: Le të shërbeje si mësim!

Kryeministri i vendit Edi Rama sot në rolin e kryetarit të PS, duke folur në asamblenë e kësaj partie deklaroi se do të përjashtojë deputetin e Kurbinit Gjetan Gjetani.

“Duhet të perjashtohet, nuk ka bërë asnjë punë, por ka bërë presione për të marë vende pune dhe ai donte ekskluzivitet për të emëruar shefa policie. Ky duhet të jetë mësim për të gjithë deputetet”, tha Rama

Një deputet i ka dalë nga rreshti grupit të PS. Në një kohë kur Rama dhe Xhafaj janë të angazhuar për ti treguar qytetarëve me statistika se po lufotojnë kriminalitetin, deputeti i PS në Kurbin, Gjetan Gjetani ka shpërthyer në facebook, kundër ministrit të Berndshëm.

Ai ka marrë shkas nga ngjarjet e fundit, dy vrasje në Mamurras dhe kërcënimin e gazetarit në Laç, për të shprehur indinjatën e tij me ministrin, të cilin e akuzon se ka çuar njerëz të paaftë në Kurbin.

Përmes një statusi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, deputeti ka përcjellë shqetësimin për këtë ngjarje, e cila ka tronditur banorët e kësaj zone.

Kjo sipas tij, tregon se policia në Kurbin është një hallkë e paaftë dhe e korruptuar. Ai në fund ka paralajmëruar se do të kërkojë interpelancë në parlament për këtë ngjarje të rënd. Deputeti Gjetani ka paralajmëruar se do të jetë ai i parë që do të ngrihet në protestë, ndërsa do t’iu bëjë thirrje banorëve t’i bashkohen atij.

Share: